E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ujësjellësi aksion për sahatet e ujit

Ndërrimi i aparateve është me detyrim për personat qe paguajnë aforfe, por edhe për te gjithë ata qe u ka kaluar afati pesëvjeçar i sigurisë se matësit. Qytetaret lajmërohen dy dite para nga administratori i pallatit se duhet te bëjnë pagesën e cila është 1800 leke dhe 2400 leke te rinj ne baze te tubacionit me te cilin furnizohet pallati. Një pjese e banoreve kane kundërshtuar pagesën e matësve, ndërsa sipas punonjësve te ujësjellësit ajo është e domosdoshme pasi aparatet e vjetër bëjnë matje te gabuar. Ujësjellësi do te lëshojë se shpejti formatin e ri te kontratës me abonentët, ku matësit janë ne pronësi te vete qytetareve ne rast dëmtimi te tyre. Duket se personat qe nuk pranojnë ndërrimin e matësve te vjetër nuk do ta kenë te lehte te përballen me këto sanksione. Deri tani janë vendosur 20 mije matës te rinj nga 165 mije qe është numri total i abonentëve. Nga këta 60 mije familje e paguajnë ujin aforfe.

Shiko kroniken video

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›