Dy fëmijë ne ndjekje penale
Ne fakt zjarrvënësit janë vetëm dy fëmijë te moshës shtate dhe dhjete vjeç dhe sipas ligjit ne asnjë rast ata nuk mund te ndiqen penalisht. “Ne dt 23.08.2011 filloi procedimi penal ne gjendje te lire për shtetasit: A. A. 7 vjeç dhe K. C. 10 vjeç, banues ne Dvoran- Korçe. Këta shtetas duke luajtur me fishekzjarrë, i kane vene zjarrin nga pakujdesia kodrës se fshatit, ku për pasoje janë djegur disa shkurre e peme te kësaj kodre. Vepra penale “Shkatërrim nga pakujdesia me zjarr i pyjeve”, parashikuar nga neni 206/b i Kodit Penal. Materialet për këtë rast i kaluan Prokurorisë,” thuhet ne njoftimin e policisë. Por gjate hartimit te kësaj komunikate, duket se zyrtaret e policisë se Korçës kane harruar te marrin ne konsiderate nenin 12 te Kodit Penal, qe përcakton qarte moshën për përgjegjësi penale. “Ka përgjegjësi penale personi që në kohën e kryerjes së një krimi ka mbushur moshën katërmbëdhjetë vjeç. Personi që kryen një kundërvajtje penale ka përgjegjësi kur ka mbushur moshën gjashtëmbëdhjetë vjeç,” thuhet ne nenin 12 te Kodit Penal. Zjarri i shkaktuar nga loja e fëmijëve ne Dvoran, mësohet se ka djegur një sipërfaqe te vogël me shkurre.