E Diel, 1 Nëntor 2026

Policia e Kosovës aksion ne veri

Burime te mediave vendase njoftojnë se behet fjale për aksionin e policisë qe synon arrestimin e vrasësit te policit te Njësisë Speciale, Enver Zymberi, por edhe te atyre qe dogjën piken kufitare ne Jarinje. Te njëjtat burime njoftojnë se serbet tashme janë duke u organizuar për kthimin e barrikadave ne pika te ndryshme kufitare, ndërkohë qe situata ne veri po tensionohet. Me herët mediat ne Kosovë cituan burime te EULEX-it te cilët konfirmonin se kishin identifikuar autorin e vrasjes se Enver Zymberit dhe te grupit qe kishte marre pjese ne djegien e pikave kufitare. Ky aksion i njësisë speciale te policisë vjen një dite pas deklaratës se kryeministrit Thaçi ne kuvendin e Kosovës se do te çoje përpara drejtësisë te gjithë kriminelet qe kane marre pjese ne trazirat ne veri.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›