E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gadafi: Martire ose fitore!

Ne fjalën e tij Gadafi tha se ka bere një tërheqje taktike, por nënvizoi se nuk do te dorëzohet. “Kam bere një lëvizje taktike dhe jam tërhequr nga rezidenca ime ne Bab Al-Azizija, qe tashme është ne duart e kryengritësve dhe krimineleve. Dua te dërgoj një mesazh te qarte se ne nuk tërhiqemi nga lufta jone e drejte: Ose martire ose fitore!”. Ndërkohë rebelet ne Libi kane marre gjithë kontrollin e rezidencës, madje ata edhe kane thyer një pjese te statujës simbol te regjimit te Gadafit. Ndërsa një pjese e rebeleve festojnë rënien e regjimit, pas një pushimi te gjate ne qiejt e Libisë janë pare te fluturojnë avionët e NATO-s. Ato do te vijojnë lëvizjet nga ajri deri ne identifikimin e strehës se re te Gadafit. Ndërkohë, ne kryeqytetin libian, vazhdon te jete nen kontrollin e forcave pro qeveritare distrikti Abu Salim, ku ndodhet hotel Rixos ne te cilin ishin vendosur 35 te huaj, pjesa me e madhe e te cilëve gazetare. Ata kane mbetur te bllokuar pasi e gjithë zona është e rrethuar nga snajperët e mercenareve pro regjimit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›