E Shtunë, 31 Tetor 2026

FIFA Shqiperia nje surprize e bukur

Mediat nderkombetare e cilesuan Shqiperine si nje nga surprizat e fillimit te eliminatoreve te Kampionatit Europian pas barazimit me Bosnjen 1-1 ne Tirane. Sajti zyrtari i FIFA-s shkruante Shqiperia qendroi ne krye te grupit kualifikues D pasi i shkaktoi shume vuajtje Bosnje-Hercegovines ne Tirane duke e zgjatur ne tete serine e ndeshjeve pa humbje.

FIFA veconte faktin se Shqiperia u drejtua nga ndihmesi i Kuzhese Xhemal Mustedanagic teksa ky i fundit debutoi kunder vendit te tij te lindjes Bosnjes. Dhendri i Mustedanagicit Mensur Mujzhda krosoi topin e shnderruar ne gol nga Vedad Ibeshivic nderkohe qe Bosnja e goditi tri here shtyllen e Shqiperise. Kombetarja jone barazoi me nje kryeveper te Klodian Duros ndersa Hamdi Salihi goditi shtyllen.

Faqja zyrtare e UEFA-s organizatores se Kampionatit Europian 2012 shkruante ne komentin e saj Goli i barazimit te realizuar nga Klodian Duro ne fundin e pjeses se pare e la Shqiperine te pathyer ne grupin D me gjithe mungesen e trajnerit Josip Kuzhe.

UEFA veconte Trajneri i komanduar i Shqiperise Xhemal Mustedaagic i lindur ne Bosnje-Hercegovine mbante ne qafe shallin qe Kuzheja kishte ne barazimin kunder Rumanise dhe ne fitoren kunder Luksemburgut e me pas citonte Mustedanagicin Kjo ishte nje ndeshje qe ne duhet ta luanim per Kuzhene dhe e beme ata. Ishte nje rezultat i mire dhe ne jemi te lumtur.

Edhe agjencia britanike e lajmeve Reuters ne komentin e saj e cilesoi performancen ne vazhdimesi te Shqiperise si nje surprize te kendshme.

Agjencia amerikane e lajmeve Asoshejtid Press citonte ne shkrimin e saj Klodian Duron autorin e golit te Shqiperise Skuadra ishte e bashkuar ne lojen e saj dhe me shume djerse ne morem nje pike te vlefshme. Duro theksonte se pas festimeve te rastit e gjithe vemendja do te fokusohej ne transferten e veshtire te Bjellorusise ndeshje qe do te luhet te marten e ardhshme. Skela citohej nga agjencia amerikane Ky nuk eshte ekipi me mire qe kemi por eshte skuadra qe ka marre me shume rezultate pozitive pasi trajneri ka krijuar ne mentalitet fitues.

Mediat franceze ishin shume te kenaqura me barazimin e Shqiperise ndaj Bosnjes nje rezultat qe shkon ne favor te Frances Lorik Cana dhe shoket e ekipit te tij barazuan me Bosnjen duke favorizuar ne menyre indirekte Francen.

Burimi Albania-sport.com
Kliko per te na ndjekur ne Twitter

E Shtune 09 Tetor 2010

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›