E Shtunë, 31 Tetor 2026

FIFA dhe UEFA na heqin pezullimin

FIFA dhe UEFA njoftuan të martën vendimin zyrtar për pjesëmarrjen e Shqipërisë në aktivitetet ndërkombëtare të futbollit.

Shefi i zyrës së shtypit në Federatën Shqiptare të Futbollit, Tritan Kokona, bëri të ditur për ATSH-në se, “FIFA dhe UEFA, përmes një njoftimi zyrtar, bëjnë të ditur se Shqipëria është përjashtuar tashmë nga masa e pezullimit nga aktivitetet ndërkombëtare.”

Ky vendim erdhi pasi komitetet e emergjencës në FIFA dhe UEFA u njohën me realizimin e kushteve nga FSHF lidhur me statutin e saj, statut i cili tashmë është regjistruar në Gjykatën e Rrethit të Tiranës.

Shqipëria u pezullua nga aktivitetet ndërkombëtare rreth dy muaj më parë, për shkak të një debati mes MTKRS-së dhe FSHF-së lidhur me statutin e kësaj federate.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›