Policia e Kosovës kap armë dhe municione
Ngarkesa përmbante armë dhe municione të një kalibri të lartë, duke përfshirë raketa, granatahedhëse, mortaja, mitraloz kundërajrorë, etj.
Kosova dhe Maqedonia kanë krijuar grupe pune, për të zgjidhur mosmarrëveshjen për kufirin, ku rreth 5 000 hektarë tokë që i janë dhënë Maqedonisë në vitin 2001, bazuar në një marrëveshje ndërmjet autoriteteve serbe dhe maqedonase.
Liderët kosovarë e kundërshtojnë këtë marrëveshje, duke pretenduar se Serbia nuk ka më në kontroll këtë territor dhe për pasojë nuk ka më të drejtë t’ia japë atë Maqedonisë.
Agjencitë kosovare raportojnë se ekstremistë shqiptarë të maskuar janë parë në një rajon në kufirin ndërmjet Kosovës dhe Maqedonisë, të cilët thonë se këtë territor do ta mbrojnë edhe me luftë. Udhëheqësit e paqeruajtësve të NATO-s në Kosovë dhe policia e Kosovës kanë mohuar ekzistencën e grupeve të armatosura atje.