Italia, Prandeli thumbon Balotelin: Trego sa vlen!
Çezare Prandeli e di mirë se pikëpyetjet mbi Italinë e tij fokusohen më shumë te sulmi, por ai thekson se e di mirë atë që duhet të bëjë. Do përpiqemi që të punojmë mbi cilësinë e lojës, në mënyrë që tu japim vlera sulmuesve tanë. Është e rëndësishme që të gjithë të kenë dëshirën e duhur për të zhvilluar një kampionat sa më të mirë, ka deklaruar trajneri, i cili u ka dhënë fund më pas thashethemeve mbi të ardhmen: Unë e kam një skuadër, shpresoj që të jem trajner të paktën deri në fillim të korrikut. Në grumbullim kanë munguar lojtarët e Juventusit dhe Napolit, përveç atyre të PSG-së, Torinos dhe Peskarës, të cilët do ti bashkohen ekipit vetëm të shtunën. Në lidhje me situatën e të dëmtuarit Kielini, Prandeli ka deklaruar: Duhet të presim analizat e fundit. Baloteli? Kombëtarja është një mundësi që ai të jetë në qendër të vëmendjes vetëm për ato që bën në fushë.