FIFA heton 16 zyrtarë, në Karaibe

Federata Botërore e Futbollit, FIFA ka hapur hetime kundër 16 zyrtarëve të Federatës së Futbollit në Karaibe, që dyshohen se janë të përfshirë në rastin e kreut të Konfederatës Aziatike të Futbollit, Muhamed Bin Hamam.
Zyrtarët dyshohen të kenë ofruar apo marrë mijëra dollarë, për të mbështetur Bin Hamamin në garën për presidencën e FIFA-s.
Kjo e fundit tha se rastet sugjerojnë shkelje të qartë të etikës, duke mos përjashtuar mundësinë e hapjes së rasteve të reja.