Montreal master iken dhe Federer

Novak Djokovic vazhdon të luajë në mënyrën më të mirë rolin si raketa numër një e botës, duke regjistruar një tjetër sukses në turneun Montreal Master, i cili pas eliminimit surprizë të Rafael Nadal ka shënuar një tjetër surprizë.
Federer i ka thënë lamtumirë ndjekjes së Djokovic, që ka kaluar në raundin e tretë pas fitores së lehtë në dy sete (7-5, 6-2) kundër kroatit Marin Cilic.
Tensiti serb, i cili vetëm një muaj më parë u ngjit në krye të renditjes botërore të tensit për meshkuj u përball me rezistencën e kundërshtarit të tij vetëm në setin e parë, ndërsa në atë të dytin dominoi totalisht duke vulosur dhe suksesin e radhës.
Pas kësaj fitoreje, Djokovic ka konfirmuar edhe një herë veten si favorite kryesor për të marrë trofeun në Montreal Master.
Ky objektiv është bërë më i lehtë për serbin, sidomos pas eliminimit të Roger Federer, i cili u mund 2-1 me stete (7-6, 4-6, 6-1) nga francezi Jo-Uilfried Tsonga.
Zviceriani humbi me set-point setin e parë, ndërsa u dorëzua në dy setet e tjera, duke regjistruar surprizën e dytë të madhe një këtë turne pas eliminimit të Nadal në raundin e parë.
Në ndeshjet e tjera çeku Tomas Berdych mundi Ivo Karlovic, ndërsa zviceriani Stanislas Wawrinka fitoi ndaj afrikano-jugori Kevin Anderson,i cili më parë kishte eliminuar numrin katër të botës Andy Murray.
Nertan Prifti