E Diel, 1 Nëntor 2026

Etoo shkon ne Rusi. 40 milion euro per sulmuesin

Nuk është Reali i Madridit, Chelsea apo Milan. Goditja e madhe e merkatos së verës vjen nga skuadra e kampionatit rus, Anzhi. Deri përpara pak kohe i panjohur ekipi i republikës së Dagestanit, por që militon në Superligën e Rusisë, është vetëm një hap larg tranferimit të Samuel Eto.

Në pronësi të miliarderit Suleyman Kerimov, i cili renditet në vendin e 118-të të njerëzve më të pasur të botës, klubi i ka ofruar Interit 40 milionë euro për sulmuesin kamerunas.

Një shifër që ka tronditur klubin italian, ashtu si vetë futbollistin, i cili ka në dorë një kontratë faranoike: 80 milionë euro për katër vjet, ose më saktë 20 milionë euro në sezon.

Sipas mediave italiane, tani pritet vetëm zyrtarizimi i këtij tranferimi, madje sipas tyre Eto do të debutojë me Anzhi në ndeshjen e 21 gushtit.

Largimi i mundshëm i sulmuesit kameruans ka detyruar Interin të futet sërish në merkato, ku objektivat e klubit zikaltër janë dy argjentinasit Carlos Tevez dhe Esequel Lavezzi.
I pari pret vetëm ofertën e duhur për t’u larguar nga Manchester City, ndërsa për të dytin opperacioni i merkatos bëhet shumë i vështirë sidomos pas deklaratave të klubit të Napolit se sulmuesi nuk është në shitje.

Një tjetër goditje e bujshme në merkato që pret vetëm zyrtarizimin është transferimi i Cesc Fabregas te Batrcelona.

Pas shumë përpjekjesh për të mbajtur në skuadër kapitenin, Arsenali dhe trajneri Arsene Venger, duket se janë dorëzuar përballë ofertës së klubit spanjoll dhe dëshirës së vetë lojtarit. Barcelona ka ofruar 39 milionë euro për mesfushorin 24-vjecar që pret vetëm të zyrtarizimin si lojtar i kampionëve të Europës.

Nertan Prifti

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›