E Shtunë, 31 Tetor 2026

Britani neser Premier League

Pas shumë ditësh të mbushura me pasiguri më në fund futbolli ka triumfuar kundër dhunës, në qytetet angleze, që solli në fillim anullimin e miqësores Angli-Hollandë në mesjavë dhe më pas ndeshjen e hapjes së sezonit të ri të Premier Ligës, Tottenham-Everton, si dhe vendosi në dyshim dhe sfidat e tjera të javës së parë.

Por, ndryshe nga parashikimet Liga angleze ka konfirmuar se ndeshjet e tjera në program për t’u luajtur këtë fundjavë do të zhvillohen, ndërsa mediat britanike kanë shpejtuar ta cilësojnë këtë vendim si një fitore 9-1 të futbollit kundër dhunës.

“The show must go on” është një nga titujt që lexohet thuajse në të gjitha të përditëshmet angleze, ndërsa i pari që ka reagur për këtë situatë ka qenë kapiteni i Chelsea, John Terry.

Mbrojtësi i përfaqësueses angleze është shprehur i trishtuar për anullimin e miqësores së mesjavës kundër Hollandës dhe në të njëjtën kohë ka bërë thirrje për ndalimin e dhunës.

“Të gjithë po shohim se çfarë po ndodh dhe jemi të trishtuar. Futbolli është i të gjithve dhe nuk duhet të ndalet ashtu siç ndodhi me ndeshjen kundër Hollandës. Të gjithë tifozët presin me padurim të na shohin në fushë dhe për këtë arsye dhuna duhet të marrë fund”, ka thënë Terry, skuadra e të cilit do të luajë ndeshjen e parë të këtij sezoni të Premier Ligës në transfertë kundër Stoke City.

Nertan Prifti

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›