E Shtunë, 31 Tetor 2026

FIFA heton ndeshjen Shqipëri-Turqi

Në Turqi, mediat dhe autoritetet e ligjit po zbulojnë çdo ditë informacione të reja mbi skandalin e kurdisjeve të ndeshjeve sportive.

Gazeta sportive turke “Fanatik”, shkruan në faqen e saj, se përfaqësuesit e FIFA-s kanë të faktuar dhuratat që iu janë dhënë gjyqtarëve të ndeshjeve të kombëtares turke.

Sipas po kësaj gazete, Komisioni i Sigurimit në FIFA, ka ngritur një grup hetimi, i cili do të kërkojë detaje për këto ndeshje nga lojtarët e huaj që kanë luajtur në kampionatin turk, mes tyre dhe shqiptarëve Alban Bushi dhe Klodian Duro.

Gjykimi i dobët i arbitrit Konrad Plautz bëri që Shqipëria të humbte 2-0 me Turqinë në vitin 2005, madje gjyqtari austriak nuk dha një penallti për Shqipërinë, pas rrëzimit të Alban Bushit në zonën e turqve.
 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›