FIFA heton trafikimin

Shefi i sigurisë në FIFA, Chris Eaton konfirmoi nisjen e hetimeve ndaj trafikimit në futboll.
Një raport nga Sky Sports të hënën publikoi trafikimin e futbollistëve të rinj dhe shfaqi xhirime, ku menaxheri i licencuar Robert N’Kuimy shiste lojtarë 14 vjeç. Dëshmitë tani i janë përcjellë FIFA-s dhe Eaton insiston se organizata është duke u marrë me këtë çështje.
“Ne kemi qenë duke hetuar këto çështje”, deklaroi Eaton për Sy Sports.
“Ne kemi qenë shumë të brengosur për çështjen e trafikimit të futbollistëve rreth botës, nga Amerika e Jugut, nga Afrika në disa liga evropiane. Po ashtu jemi mirë të informuar për arsyet e braktisjes së tyre në disa shtete. Trafikimi, në përgjithësi, është një prej çështjeve me interes serioz për FIFA-n”, përfundoi ai.