Loew u frikësohet lëndimeve

Loew i tha magazinën Kicker gjatë një interviste të publikuar të enjten se ligat evropiane dhe garat e kupave “kanë hyrë në fazën kritike”. “Jemi në finalen e sezonit, shpresoj që askush të mos lëndohet seriozisht”, shtoi ai.
Deri më tani gjatë këtij edicioni, Gjermania është goditur nga një numër i lëndimeve të futbollistëve kryesorë, përfshirë mesfushorin e Bayern Munichut, Bastian Schweinsteiger, i cili sapo është rikthyer pas mungesës prej disa javëve për shkak të një dëmtimi në nyjën e këmbës.
Mbrojtësi i Arsenalit, Per Mertesacker është po ashtu jashtë fushave prej kur lëndoi ligamentet e nyjës në ndeshjen kundër Sunderlandit në Premierligë në shkurt. Sulmuesi i Lazios, Miroslav Klose do të mungojë për së paku një muaj pas dëmtimit të një muskuli në kofshë në stërvitje me skuadrën italiane. Loew nuk ka përjashtuar mundësinë e emërimit të ekipit në fillim të majit që t’i shmanget rrezikut të lëndimeve në momentet e fundit.
“Do të vendosi në minutën e fundit”, u shpreh Loew. Në Euro 2012, që zhvillohet nga 8 qershori deri më 1 korrik në Poloni dhe Ukrainë, Gjermania takohet me Holandën, Portugalinë dhe Danimarkën në Grupin B.