E Shtunë, 31 Tetor 2026

FIFA i jep Shqipërisë 101-shin

Shqipëria po shkon poshtë e më poshtë në renditjen botërore të FIFA-s. Për muajin gusht ndodhemi në vendin e 101-të, nga të 100-t që ishim në muajin korrik 2008. Ky është edhe pozicioni më i ulët që kemi pasur për vitin 2008. Në renditjen europiane ndodhemi gjithashtu, keq: në vendin e 42 nga 53 federata që aderojnë në UEFA. Gjithsesi duhet të ngushëllohemi me faktin se pas kemi Austrinë, që ishte finaliste e Kampionatit të fundit Europian, por në rolin e vendit organizator.
Ndoshta në renditjen e muajit shtator do të vinë ditë edhe kohë të mira, pasi më 20 gusht do të luajmë kundër Lietenshtejnit (i 128-ti në FIFA, i 46-i në UEFA), ku formacioni kuqezi i drejtuar nga Ari Han patjetër që duhet të fitojë.
Nga kundërshtarët e eliminatoreve të Botërorit 2010, Portugalia ndodhet në vendin e 9-të në FIFA dhe të 7-in në UEFA (asnjë lëvizje), Suedia (26, 17), Danimarka (36, 23), Hungaria (50, 29), dhe Malta (131, 47)

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›