E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha uron olimpistët: “Suksese në garën madhështore“

Kryeministri Berisha, i cili u nis sot në mesditë në Pekin për të marrë pjesë në ceremoninë e hapjes së Lojërave Olimpike, përshëndeti dhe iu uroi sportistëve shqiptarë suksese në këtë garë madhështore.
"Po nisem se bashku me delegacionin olimpik shqiptar për te marre pjese ne ceremoninë e hapjes se Lojërave Olimpike qe organizohen ketë vit ne Pekin. Është një kënaqësi e vecante për mua qe te jem i pranishëm ne ketë ceremoni madhështore te organizuar nga republika e Kinës me nje larmi te jashtëzakonshme me nje madhështi te papërsëritshme.
Vërtet ky ehte nje aktivitet i mirëfilltë sportiv, por eshte gjithashtu simboli me i lashte, i paqes, mirëkuptimit midis njerëzve dhe popujve. Gjate këtyre ceremonive do te ketë sigurisht edhe takime politike. Kam shume kënaqësi qe unë pritem ne një takim te vecante nga Kryeministri i Republikës Popullore te Kines zoti Wen Jiabao, me te cilin do te diskutoj gjerësisht mbi marrëdhëniet miqësore mes dy vendeve. Do te marr pjese ne pritjen qe shtron presidenti i Kinës për te gjitha personalitet, kryetaret e delegacioneve e pjesëmarrës te tjerë.
Natyrisht gjate qëndrimit ne Pekin do te takoj përfaqësues te botes se biznesit aktiv kinez, do te takohem me miq te mi, përfaqësues te Komitetit Qendror te Partisë Komuniste te Kinës, përfaqësues te kompanive te mëdha kineze etj. Ky është rast i një vizite te shkëlqyer ne një eveniment botëror për Kinën dhe mbare njerëzimin.
Që ne nisje dua tu uroj sportisteve shqiptare suksese ne këtë gare madhështore. Shqipëria këtë vit përfaqësohet me një delegacion te vogël prej 11 sportistesh por ky është delegacioni me i madh ne historinë e vendit qe ka marre pjese ne Lojërat Olimpike."

Marre nga km.gov.al

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›