SHBA, rekord medaljesh të arta

Nga "Athinë 1896" e deri te "Athinë 2004", Lojërat e fundit Olimpike të përfunduara deri tani, sportistët amerikanë kanë fituar 901 medalje ari. Rekord!. Shtetet e Bashkuara janë qartësisht kombi me i suksesshëm në Lojërat Olimpike Verore.
Amerikanët kanë 375 medalje ari më shumë se rusët (526), të cilët renditen të dytët. Kina organizatore e "Pekin 2008" renditet e 11-ta në botë përsa i përket medaljeve të arta, më 112 të tilla, dy më pak se Japonia e vendit të dhjetë (114)
Dhjetë të parat
Shteti Ar Argj. Bronz
1. SHBA 901 697 605
2. Rusia 526 437 410
3. Gjermania 379 408 444
4. Anglia 194 247 240
5. Franca 192 200 219
6. Italia 187 152 167
7. Hungaria 157 138 158
8. Suedia 145 154 172
9. Australia 119 122 148
10. Japonia 114 106 115