E Shtunë, 31 Tetor 2026

Miqësoret e fundit nga Superliga

DINAMO-TEREKS 2-2
Dinamo, 17-herë kampione e Shqipërisë, pas eliminimit nga Liga e Kampioneve nga Modrica (Bosnjë-Hercegovinë), barazoi 2-2 në miqësoren me Tereksin e Tetovës (gola të Nertil Ferraj dhe Alison Dajës). Kjo ishte ndeshja e parë e bluve nën drejtimin e kroatit Zllatko Dalic.
FLAMURTARI-GRUDA 6-1
Flamurtari fitoi thellësisht miqësoren me skuadrën boshnjake Gruda (kategoria e dytë) me shifrat 6-1. Golat për skaudrën e Sllavko Kovacicit u realizuan nga Shehaj (2), Brajkovic (1), Pema (1), Lic (1) dhe Glazovic.
LUFTËTARI-LUSHNJA 2-1
Lushnja humbi miqësoren me Luftëtarin (1-2), një ndeshje e luajtur në Ersekë. Allamani e Llamnica shënuan për gjirokastritet, ndërsa Cela shkurtoi diferencën për Lushnjën. Përfundimisht në stolin lushnjar është ulur Saimir Malko dhe është larguar Artan Bano.
APOLONIA-ALBPETROL 5-1
Skuadra fierake e drejtuar nga Gert Haxhiu fitoi 5-1 miqësoren me Albetrolin e kategorisë së dytë, duke treguar kështu një formë të mirë.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›