E Shtunë, 31 Tetor 2026

FIFA, nën akuzë për mungesë transparence

FRANCË- Akuza të tjera ndaj FIFA-s së drejtuar nga Jozef Blater dhe këtë herë nga një institucion serioz si Transparency International.

Në një raport të sajin, kjo shoqatë ka akuzuar ashpër “qeverinë” e futbollit botëror, sidomos pas skandalit të korrupsionit me votat. “FIFA duhet të aplikojë rregullore që të garantojnë më shumë transparencë dhe të luftojë korrupsionin, që ka shkuar deri tek drejtuesit e saj kryesorë”, bën të ditur TI.

“Shumë nga këto sugjerime janë vënë në dukje nga ne vetë në Kongres apo në mbledhje të tjera”, reagoi FIFA, nëpërmjet një komunikate zyrtare.
(e.m/A.Latifi/BalkanWeb)

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›