Telashe të mëdha për Ibrën, ka traumë në kavilje
ITALI- Ka rezultuar më i rëndë nga ç’ishte parashikuar dëmtimi për Zllatan Ibrahimoviç, që pësoi një traumë në kaviljen e majtë gjatë miqësores me Malmoen ditën e diel.
Për suedezin do të ketë një vlerësim në ditët e ardhshme se sa kohë do të qëndrojë jashtë, megjithëse Galiani siguroi një ditë më parë se ai do të jetë në fushë për ndeshjen e javës së parë ndaj Kaljarit, në program më 27 gusht.
Gjithsesi, ndrydhja e rëndë në kaviljen e Ibrës duket shumë shqetësuese, duke parë sezonin e gjatë që e pret Milanin.
(e.m/A.Latifi/BalkanWeb)