FIFA përjashton Sirinë nga Kupa e Botës 2014

Federata Botërore e Futbollit, FIFA, tha se Siria është përjashtuar nga Kupa e Botës 2014, pasi ka paraqitur një lojtar me regjistrim të parregullt në ndeshjet kualifikuese.
FIFA tha se në vendin e Sirisë, do të konkurrojë Taxhikistani.
Sipas saj, vendimi është përfundimtar dhe i detyrueshëm, "prandaj nuk mund t`i nënshtrohet ankesës".