E Shtunë, 31 Tetor 2026

Brazil Ronaldinho thirret per miqesoren me Ganen

Ronaldinho kthehet në kombëtaren e Brazilit, pasi është grumbulluar nga trajneri Mano Menezes për ndeshjen e ardhshme miqësore kundër Ganës, e cila do të zhvillohet në Londër më 5 gusht. Pas një periudhe më shumë se dy vjecare jashtë “Selecaos”, ish-futbollisti i Barcelonës dhe Milanit po kalon një formë të shkëlqyer te Flamengos, duke e ndihmuar këtë të fundit të qëndrojë në krye të kampionatit brazilian pa asnjë humbje në këtë sezon.

Bashkë me Ronaldinjon, për sfidën kundër Ganës janë grumbulluar dy futbollistët e Milanit, Alexandre Pato dhe Robinho, me të cilët Menezes kërkon të largojë presionin e madh të mediave pas rezultateve të dobta të muajit të fundit. Brazili u eliminua në cerekfinalet e Kupës së Amerikës dhe u mund 3-2 në miqësoren e fundit kundër Gjermanisë, rezultate këto që tronditën fortë pozitat e trajnerit.

Gjithsesi, në konferencën për shtyp për prezantimin e futbollistëve të grumbulluar për miqësoren e ardhshme, Menezes ka konfirmuar qëndrimin e tij në kombëtaren braziliane.

“Unë po ndërtoj skuadrën që do të luajë në botërorin e ardhshëm dhe rezultatet e tanishme nuk më shqetësojnë. Nuk e kam, menduar asnjëherë largimin, ndërsa jam I fokusuar te puna ime dhe të futbollistët më në formë që mund të ndihmojnë skuadrën në objektivat e saj”, ka thënë Menezes, që ka lënë sërisht jashtë skuadrës mesfushorin e Realit të Madridit, Rikardo Kaka.

Përvec Ganës, Brazili ka në program dy miqësore kundër Argjentinës në muajin shtator.

Nertan Prifti

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›