Arsenal me "rezerva" ndaj Liverpoolit

Ndërsa derbi i së shtunës në Premierligen angleze po afrohet, ekipi vendas po përballet me shumë mungesa dhe probleme në skuadër. Pas largimit të kapitenit Fabregas dhe dëshirës së Samir Nasrit për tu larguar, ekipi i Wengerit ka plotë lojtarë të lënduar dhe të pezulluar.
Kështu Arsen nuk mund të llogarisë në të pezulluarit Song e Gervinjo si dhe të lenduarit: Djorou, Gibs,Traore, Wilshere por në dyshim është edhe paraqitja e Rosickit. Por ajo çka është befasuese në formacionin e topcinjve është futja e Nasrit në formacionin e së shtunës pavarësisht faktit se para pak orësh trajneri i Man.Cityt deklaroi që "Nasri është lojtar i yni".