E Shtunë, 31 Tetor 2026

Jose Mourinho, mund t`i shpëtojë dënimit

Jose Mourinho mund t`i shpëtoj dënimit. Trajneri i Real Madrid u kap nga kamerat televizive duke bërë një sulm të turpshme në trajnerin Tito Vilanova, gjatë humbjes 3-2 ditën e mërkurë për Superkupën e Spanjës.

Zyrtarët e Federatës së futbollit të Spanjës mund të mos e ndëshkojnë portugezin, pasi incidenti nuk është paraqitur në raportin zyrtar të gjyqtarit David Fernandez Borbalan, raportojnë mediat spanjolle.

Por presidenti i Realit, Florentino Perez është nën presion të madh nga opinioni për të marrë masa të ashpëra ndaj Mourinhos, pasi ky i fundit ka ulur imazhin e klubit madrilen.

Dhe sipas mediave spanjolle, Perez mund të marrë një vendim aspak të këndshëm duke shkarkuar trajnerin kontravez, Jose Mourinhon.
 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›