E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vidic mungon pesë javë

Menaxheri i Manchester United, Sir Alex Ferguson, pret të jetë pa kapitenin Nemanja Vidic për pesë javë.

Mbrojtësi i qendrës u largua duke çaluar nga fitorja 2-1 ndaj West Brom. Edhe pse fillimisht u mendua se ai do të jetë jashtë fushe për vetëm dy javë, Ferguson ka thënë se dëmtimi është më serioz dhe koha e rikuperimit është dyfish më e gjatë se e parashikuara.

“Situata ka ndryshuar dhe Vidic ka një dëmtim muskulor, që do të thotë se ai mund të jetë për katër deri në pesë javë jashtë fushe”, ka thënë Fergie.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›