E Shtunë, 31 Tetor 2026

FIFA pezullon Kombetaren shqiptare

Edison Kurani
TIRANE - Futbolli shqiptar perjashtohet per nje afat te papercaktuar nga te gjitha veprimtarite nderkombetare. Lajmi trondites eshte zyrtar dhe u publikua nga FIFA, menjehere pas mbledhjes qe zhvilloi dje, Komiteti i saj ne Zyrih, te Zvicres. Ne vendimin e kumtuar nga kryetari i Komitetit, presidenti i Federates Angleze te Futbollit, Gofri Tomson, thuhet se "me rekomandim te Komitetit te Pergjithshem te FIFA-s, eshte vendosur qe te pezullohet Federata Shqiptare e Futbollit nga te gjitha aktivitetet sportive". Vendimi i FIFA-s, shoqerohet me argumentin se kjo mase erdhi "pas nderhyrjes se politikes shqiptare". Baza e vendimit ka mosfirmosjen e statusit te FSHF, por ky hap eshte ndermarre nga MTKRS, qe ne fillim te muajit shkurt te ketij viti. Ndersa ka pretendime nga FSHF, se ende statusi nuk eshte miratuar nga gjykate.
Vendimi i djeshem i Zyrihut, vjen pas paralajmerimit ne takimin tjeter te Komitetit te FIFA-s ne Tokio, fundvitin e kaluar. Ne mbledhjen e djeshme, ka pasur dhe pretendime se "gjate tre viteve te fundit, shteti shqiptar ka perdorur te gjitha menyrat e mundshme per te denigruar figuren e presidentit Duka, duke perdorur mediat vendase".
Zhvillimet erdhen disa kohe pasi mes Federates Shqiptare te Futbollit dhe Ministrise se Turizmit, Kultures, Rinise dhe Sporteve, pati debate te forta ne lidhje me kontrollin financiar. MTKRS kerkonte me ngulm qe FSHF te kontrollohej nga financat shteterore per te zbardhur si shpenzohen te ardhurat qe disponon. FSHF, permes kryetarit te saj, Duka, me se nje here deklaroi se kjo ishte nderhyrje e paligjshme dhe e motivuar politikisht. Ne kete pike, FSHF lajmeroi FIFA-n. Kjo e fundit leshoi nje paralajmerim pak kohe me pare dhe dje mori vendimin perfundimtar qe e le Shqiperine jashte veprimtarive futbollistike nderkombetare, per nje afat te papercaktuar.
FIFA ka vleresuar ne diskutimet e zhvilluara gjate mbledhjes se djeshme se nje tjeter problem kryesor eshte kontradikta e thelle qe ka ligji per Sportet ne Shqiperi, duke i vene ne diskordance me statutin e FIFA-s e UEFA-s.
Sipas vendimit, perjashtimi i FSHF-se behet nga te gjitha ndeshjet ne rang nderkombetar ne futboll. Keshtu, duke pasur nje afat te papercaktuar, vendimi anulon te gjitha ndeshjet e vlefshme per Eliminatoret e Kampionatit Evropian te Futbollit. Gjithashtu i heq te drejten Kombetares kuqezi te marre pjese ne Eliminatoret e Kampionatit Boteror te Futbollit. Po ashtu, Kombetarja shqiptare nuk ka te drejte te marre pjese as dhe ne ndeshjet miqesore me vende te ndryshme te botes. Po ashtu, asnje klub shqiptar i futbollit nuk mund te marre pjese ne ndeshje te Champions League, Kupes UEFA dhe Kupes Intertoto. Ajo qe aktualisht ende nuk dihet, eshte nese edhe ndeshjet e planifikuara te zhvillohen gjate muajit ne vazhdim, do te jene pjese e vendimit qe mori dje FIFA.
Konflikti qe solli vendimin e trishte
Ministria e Sporteve ne bashkepunim me ate te Financave vendosen pak kohe me pare te benin nje audit ekonomiko-financiar ne institucionin me te larte te futbollit shqiptar, gje e cila u kundershtua menjehere nga FIFA dhe UEFA. Ne shkurt, FIFA paralajmeroi se nderhyrjet e njepasnjeshme te shtetit ne autonomine e Federates Shqiptare te Futbollit i cilesonte te papranueshme. Ministri Pango firmosi me pas statusin e FSHF-se, por, sipas kesaj te fundit, duke bere disa ndryshime, qe nuk jane te pranueshme nga organizmat nderkombetare te futbollit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›