E Shtunë, 31 Tetor 2026

Cmimet, rritja perfshin edhe arin

Rritja e cmimeve qe ka perfshire tashme te gjitha linjat e tregut, nuk ka lene jashte, metalin e cmuar floririn. Te gjitha pikat e pakices kane rritur nivelin e cmimit per nje gram flori, per shkak se, sipas tyre, vala e cmimeve ne tregjet nderkombetare ka perfshire edhe arin. Nje gram flori 18 karatesh ne pikat e pakices ne Tirane shitet me 2300 leke, nga 2000 qe ka qene me pare. Ne te njejtat ritme jane rritur cmimet i nje grami flori edhe per graden 14 dhe 8 karatesh.
Cmimi i floririt ne tregun nderkombetar ka shenuar nivelet me te larta historike te ketij mijevjecari, duke shenuar 1000 dollare per onz (28 grame). Cmimi i arit eshte rritur afersisht 20%, qe kur ka filluar viti 2008, ndersa gjate 2007-es, vlera e metalit te cmuar u rrit 32 per qind. Me se shumti, rritja e cmimit te arit i dedikohet dobesimit te dollarit dhe rritjes se madhe te cmimeve te naftes. Kjo situate ne kursin e kembimit ka favorizuar rritjen e cmimeve per mallrat qe shiten ne dollare, te tilla si nafta dhe ari. Nje kembim i ulet valutor, e ka bere gjithashtu floririn me atraktiv nga investitoret, pasi i mbron kursimet e tyre nga inflacioni.
Analistet ne tregjet nderkombetare shpjegojne se ari mund te shenoje tjeter rritje te cmimit, nese Rezerva Federale vendos te aplikoje nje tjeter ulje te interesave per dollarin. Historikisht, cmimi i arit shkon ne drejtim krejt te kundert me vleren e dollarit amerikan. Nje onz ar ka kushtuar ne veren e 2005 rreth 451 dollare, nderkohe qe cmimi i njesise se arit per dy vite eshte rritur me me shume se 230 dollare. Analistet e ekonomise ne tregjet nderkombetare shpjegojne se cmimi i arit rritet ne tregjet nderkombetare sa here qe ne ekonomine globale dicka nuk eshte duke shkuar mire dhe sidomos ne ekonomine e SHBA, e cila ze cerekun e totalit te Prodhimit Boteror. Kjo ka ndikuar sjelljen e investitoreve, te cilet jane duke pare arin si mjetin me te pershtatshem per investime. Edhe ne vitin 1979, kur pati nje rritje te cmimeve te naftes deri ne 80 dollare per fuci, per shkak te revolucionit iranian, cmimi i arit u dyfishua brenda nje viti. Nga ana tjeter, ekspertet mbeten ende te paqarte se sa do te rritet cmimi i naftes ne te ardhmen.
Perdorimi i arit si mjet kursimi me vlere te garantuar, ka filluar te aplikohet edhe ne vendin tone.
Informaliteti
Ashtu si dhe valutat, edhe ari ne te gjithe boten shitet sipas cmimit qe ofron bursa ne tregjet nderkombetare. Ne Shqiperi jo vetem qe nuk ka te tilla referenca, por per te njejtin karat ne dyqane te ndryshme ke cmime te ndryshme. Vete tregtaret pohojne se situata eshte e tille per shkak se burimet e furnizimit (grosistet) jane me se shumti nga tregu i zi. Aktualisht, shumica e dyqaneve te floririt punojne me fatura blerjeje, por ato jane fiktive, pasi origjina e blerjes se floririt eshte tregu i zi, pra malli kontrabande. Vete tregtaret e kesaj linje shprehen se, nese zhduket tregu i zi, atehere te gjithe do te jene te detyruar te tregojne origjinen e vertete te blerjes se mallit, ne menyre qe organet tatimore te kene mundesine te verifikojne subjektet qe kryejne importin dhe ne kete menyre t'i vjelin detyrimet, qe ai duhet te paguaje per shtetin. Vete tregtaret kane premtuar shmangien e abuzimeve me cilesine e floririt (karatin), duke e kontrolluar ate me ane te nje laboratori qe do te ngrihet, si dhe transparencen e aktoreve te ketij tregu, duke dhene licencat dhe analizat e cilesise se karatit, vetem per profesionistet e vertete. .
Burimet nga doganat njoftojne se gjate nje viti futen ne vendin ton rreth 1 tone flori

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›