E Shtunë, 31 Tetor 2026

Energjia, ekspertet mblidhen ne tryeze

Prodhimi dhe shperndarja e energjise ka qene tema kryesore e nje takimi te organizuar nga ambasada italiane ne Tirane, ku kane marre pjese eksperte te huaj dhe vendas. Ne kete takim jane paraqitur nje sere studimesh mbi situaten energjetike ne Shqiperi dhe potencialet e medha qe ofron vendi yne, sidomos ne prodhimin e energjise se paster. Sipas nje raporti te paraqitur nga Agjencia Kombetare e Burimeve Natyrore, ne Shqiperi shfrytezohen aktualisht vetem nje pjese e vogel e burimeve hidrike. Ndersa ekspertet italiane e kane vene theksin te shanset qe ka Shqiperia per te shfrytezuar energjine e paster nga burimet hidrike, e cila ne tregun nderkombetar ka nje trajtim preferencial, duke u shitur me cmim me te larte. Perfaqesuesit e ambasades italiane kane konsideruar si te rendesishem bashkepunimin mes dy vendeve ne fushen energjetike. Italia eshte nje nga donatoret me te medhenj te sektorit energjetik shqiptar me gati 130 milione euro ne total, te cilat kane financuar disa vepra te rendesishme.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›