E Shtunë, 31 Tetor 2026

PRESIDENTI DUKA: "Zvarritja e statusit solli vendimin e FIFA-s"

Menjehere pas publikimit te vendimit te FIFA-s per perjashtimin pa afat te futbollit shqiptar nga veprimtarite nderkombetare, ka reaguar dje, presidenti i FSHF-se, Armand Duka. "Eshte nje vendim qe nuk pritet mire nga i gjithe komuniteti i futbollit, te gjithe ata qe e duan futbollin. Por eshte nje vendim i drejte, per arsye se kam shume kohe qe paralajmeroj per nje zgjidhje tjeter dhe per te zgjidhur disa probleme qe kane shqetesuar sportin shqiptar", ishte reagimi me i pare i presidentit Duka.
I pyetur se cilat do te jene hapat qe do te ndermerren nga FSHF, Duka u pergjigj: "Vendimi i pezullimit te Federates Shqiptare te Futbollit nga Komiteti Ekzekutiv i FIFA-s nuk eshte se vlen dicka per Federaten e Futbollit dhe kjo nuk ka ardhur si rrjedhoje e mosplotesimit te kerkesave nga Federata Shqiptare e Futbollit". Duka u ndal dhe ne hollesite teknike te mbledhjes: "Behet fjale per nje mbledhje qe lidhej me nje ultimatum, per nje flete-lajm te dates 20 shkurt, per te plotesuar disa gjera ne lidhje me futbollin shqiptar, te cilat MTKRS nuk i plotesoi dhe erdhem ne kete vendim te Komitetit Ekzekutiv te FIFA-s".
Duka tha se vendimi i FIFA-s vjen si nje kujtese qe kerkon firmosjen e statutit te Federates Shqiptare te Futbollit dhe regjistrimin e tij ne gjykate, gje qe, sipas Dukes, "nuk ka ndodhur sot e kesaj dite, per arsye se ai statut eshte firmosur nga ministri, por me verejtje dhe me nje konflikt gjyqesor me Ministrine e Sporteve".
Presidenti i FSHF-se, Duka, vijoi pretendimin e tij, kur tha se "Ministria e Sporteve ka kerkuar cregjistrimin e statutit tone dhe nuk heq dore nga ky konflikt gjyqesor". Sipas Dukes, pretendimet lidhen me perfoljet per trukim rezultatesh ne ndeshje futbolli.
"Pas shume negociatash midis FIFA-UEFA dhe Ministrise, pasi nuk jane realizuar kerkesat, ata kane arritur ne kete vendim ekstrem, i cili nuk eshte subjektiv, perkundrazi ndodhi nje ngjarje shume negative per futbollin shqiptar ne pergjithesi".
"Uroj te rikthehemi ne familjen boterore"
Presidenti i FSHF-se, duke folur per pasojat qe sjell vendimi per futbollin shqiptar, shprehu "urimin" qe "ne te rikthehemi sa me shpejt ne familjen boterore te futbollit". Ne kete pike, ai replikoi me MTKRS-ne, kur tha: "Ministria duhet ta kuptoje qe kjo nuk eshte nje loje fjalesh, por jane detyra per t'u realizuar. Te kuptoje qe duhet te reflektoje nje pavaresi reale te FSHF-se. Nese eshte e bindur qe duhet te funksionoje keshtu, ne rregull. Por, nese eshte e bindur qe duhet te funksionoje ndryshe, te gjeje nje zgjidhje ndryshe dhe ne te rikthehemi sa me shpejt ne familjen e futbollit boteror. Pasi eshte pothuajse utopi te luash futboll vetem ne shtepi".
Pango, mbledhje urgjente per hapat e metejshem
Vendimi i FIFA-s ka sjelle reagim te menjehershem edhe per strukturat e qeverise. Ministri i Turizmit, Kultures, Rinise dhe Sporteve, Ylli Pango, ka thirrur dje pasdite vone, nje mbledhje te jashtezakonshme se bashku me zevendesin e tij, Ekerem Spahia. Lajmin e konfirmuan mbreme per "Koha Jone", burime zyrtare nga ministria. Por ato nuk dhane hollesi mbi zhvillimet ne mbledhje. Kurse vete drejtuesit e dikasterit Pango dhe Spahia, nuk dolen me deklarime per mediat.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›