Floriri, si spekulohet me peshen dhe cilesine
Praktikat evropiane te tregtise se floririt jane shume te rrepta, ndryshe sa ofron tregu shqiptar, shpjegon per "Koha Jone", ish-kryetari i shoqates se tregtareve te floririt, Pavlli Shkarpa. Tregu eshte i rregulluar ne ate menyre sa spekulimi me peshen dhe me cilesine e con ata drejt e burg, shton ai. Nga ana tjeter, burimet ne dogana pohojne se gjate nje viti futen ne vendin tone rreth 1 ton flori, nderkohe qe nje pjese shume e vogel e tij zhdoganohet. Argjendarite jane te licencuara si biznes i vogel, por futja ne skemen e tregtise ligjore te grosisteve do te beje qe arka e shtetit te perfitoje me shume se 3 milione euro ne vit, ne formen e tatimeve mbi kete lloj tregu.
Metalet e cmuara qe shiten aktualisht nga argjendaret, nuk jane marka dhe per me teper nuk kane analizen e cilesise per te bindur klientin se objekti i floririt qe po blen eshte me te vertete ne karatin qe raportohet. Rendom vete tregtaret e floririt pohojne se objektet 14 karatesh shiten si 18 karatesh, 8 karateshet si 14 e keshtu me radhe. Mirepo, krahas spekulimit me cilesine, nga e cila argjendaret fitojne me se shumti, mungon, pesha eshte nje tjeter "oaze" ku argjendaret abuzojne. Dyqanet e floririt nuk i kontrollon askush. Askush nuk u jep garanci konsumatoreve per guret e cmuar, as per floririn, i cili shitet per 14 karate, por mund te jete i perziere me argjend, baker apo me metale te tjera ne perqindje te larte. Keshtu, qytetari kujton se blen 7 grame flori, kur ne varesen e tij mund te kete vetem 2 grame flori. Nga ana tjeter, peshoret elektronike te shitesve jane teresisht jashte kontrolli. Shkoni e peshoni nje unaze ne argjendari te ndryshme dhe do te bindeni per kete. Drejtoria e Peshematjes dhe Metrologjise duhet te ushtroje kontrolle. Nga ana tjeter, vete argjendaret jane te bindur per kete lloj tregu, por per te vene rregull eshte e pamundur.
Floriri, historia shqiptare
Shqiperia nuk ka qene nje vend i varfer apo i shkaterruar, sic jemi mesuar te degjojme. Nje vend i mbuluar me nje sasi te madhe floriri nuk mund te quhet kurrsesi vend i varfer.
Pas shpalljes se Pavaresise se Shqiperise, fondet monetare te ngelura ne qarkullim (duke perfshire ketu edhe depozitat) ishin ato te trasheguara nga sistemi monetar i Perandorise Osmane, i pershtatur ky qe nga viti 1844 e mbrapa. Monedha ishte Lira otomane ari, qe vleresohej ne 100 grosh argjend (pjastres argent). Per shkak te situatave te paqendrueshme dhe per shkaqe te lufterave te ndryshme, ne Shqiperi edhe pas vitit 1913 e deri ne vitin 1926 qarkulluan monedha te shteteve te ndryshme. Sipas librit "Financa dhe krediti ne RPSH", ne vitet 1922-1925, ne Shqiperi kishte ne qarkullim e ne thesar nje sasi prej 100 milione frangash ar. E perkthyer ndryshe, shifra e mesiperme ka si minimum te saj nje sasi prej 320 tonesh ar.