FIFA refuzon lulekuqet, Cameron: Përgjigje skandaloze!

David Cameron, kryeministri i Anglise
Pavarësisht një letre, dërguar nga ministri britanik për sportet, me mbështetjen e Kryeministrit David Cameron, FIFA ka përforcuar refuzimin fillestar për të lejuar lojtarët kombëtares angleze dhe asaj uellsiane, që të mbajnë simbolin e lulëkuqes në miqësoret e radhës, në shenjë kujtimi të atyre që dhanë jetën për lirinë tonë. “Kjo nismë do të hapte derën për nisma të tjera në mbarë botën, duke rrezikuar neutralitetin e futbollit,” ishte thelbi i përgjigjes negative që ktehu FIFA, e cila këmbëngul në mospajisjen e lojtarëve me ndonjë mesazh politik, fetar apo tregtar.
“Unë mendoj se është një përgjigje skandaloze. Është absurde ta konsiderojmë një gjest politik mbajtjen e një lulekuqeje, thjesht për të kujtuar ata që dhanë jetën për lirinë tonë, – tha Dajvid Kameron, që ende shpreson të ndikojë në përgjigjen e FIFA-s. Anglia dhe Uellsi, sipas gjasave, nuk do të lejohen të veshin lulekuqe në miqësoret e tyre kundër Spanjës dhe Norvegjisë, ditën e shtunë. Ata, gjithsesi, kanë dritë jeshile nga FIFA për një minutë heshtje para nisjes së miqësoreve në fjalë.
Lulekuqet, që donin të mbajnë si simbol futbollistët në këto dy ndeshje, janë të rritura në varret e ushtarëve të vrarë në Flanders, gjatë Luftës së Parë Botërore. Kjo konsiderohet si simbol ndërkombëtar i kujtimit për viktimat e Luftës së Madhe.