Perez: Mouriho mund të largohet

Presidenti i Real Madridit, Florentino Perez, është i shqetësuar se Jose Mourinho mund të largohet nga kubi në fund të këtij sezoni.
El Mundo Deportivo shkruan se Florentino u ka thënë disa të besuarve të tij se portugezi po bëhet gati t`ia mbathë para se kontrata e tij të përfundojë. Madje ai ka frikë se Mourinho mund të largohet që në qershor.
PSG tashmë është lidhur me ish-menaxherin e Chelseat, ndërsa menaxheri i përkohshëm i Anzhit, Roberto Carlos, gjithashtu ka thënë se klubi i pasur rus është i interesuar në Mourinhon.