Stanislav Levi: Futbolli shqiptar ka nivel të mirë

/* */
Dash FRASHËRI - Stanislav Levi është trajneri i parë çek që drejton një skuadër shqiptare, ndërkohë që Skënderbeu është ekipi i tij i tetë në karrierën e 53-vjeçarit, që ka drejtuar edhe në Gjermani (3), midis të tjerash edhe Hanoverin e Altin Lalës, dhe Çeki (4), Viktoria Plzen, që tani merr pjesë në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve, në një grup me Barcelonën dhe Milanin.
“Futbolli shqiptar ka një nivel të mirë dhe lojtarët e tij janë të denjë të luajnë në Europë”, - tha Levi për gazetën “Telegraf”, pas barazimit 0-0 me Tiranën, në ndeshjen e vlefshme për javën e 8-të të Kategorisë Superiore. “Altin Lalën e kam drejtuar kur isha te Hanoveri dhe e vlerësoj si një lojtar shumë profesionist”, - tha Levi, i cili ka luajtur si mesfushor dhe ka zhvilluar 25 ndeshje me Çekosllovakinë (1983–1988).
Stanislav Levi, ju jeni trajneri i parë çek që drejtoni një skuadër shqiptare, duke shkruar edhe një faqe në historinë e teknikëve të huaj që kanë punuar në Shqipëri. Sa ku ngacmon ky fakt?
Sigurisht, që më vjen mirë nga ky fakt. Për ne trajnerët është e natyrshëm që të punojmë jashtë vendit tonë. E konsideroj një sfidë më shumë faktin që punoj në Shqipëri.
Keni stërvitur në Çeki dhe Gjermani, Shqipëria është vendi i tretë në karrierën tuaj si trajner. Cili është ndryshimi që konstatoni?
Nuk ka asnjë dyshim se Gjermania ka një cilësi të lartë futbolli dhe një mentalitet tjetër për lojën, përfshirë dhe kushtet ideale që ekzistojnë atje. Stadiume moderne, metoda stërvitore perfekte. Çdo gjë është në nivel të lartë.
Po drejtoni Skënderbeun, ekipin kampion në Shqipëri. Sa e ndjeni përgjegjësinë dhe presionin?
Presioni mbi një trajner është i natyrshëm, nuk ka rëndësi nëse drejton një skuadër kampione, nënkampione apo një ekip të çfarëdoshëm. Nga ana tjetër, qenia në krye të një skuadre kampione e rrit akoma më shumë presionin.
Skënderbeu realizoi barazimin e pestë 0-0 në tetë ndeshje, ku tre të tillë janë duke ju pasur ju në bankinë. Ku qëndron problemi në vështrimin tuaj?
Barazimi me Kamzën (në Korçë) ndodhi vetëm dy ditë pasi unë kisha marrë drejtimin e skuadrës. Ishte shumë e vështirë ta njohja komplet ekipin në pak orë. Dy barazimet e tjera janë ato me Teutën (0-0, në Durrës) dhe Tiranën (0-0, në kryeqytet), e që janë dhe dy ekipet kryesuese.
Duke iu rikthyer ndeshjes me Tiranën, cili është vlerësimi juaj?
Ndaj Tiranës dëshiroj se ishim ekipi më i mirë në fushë. Nuk na ndihmoi fati. Fakti që nuk arritëm të shënonim gol, nuk na lejoi edhe të merrnim tri pikët. Nuk kemi pasur shumë fat, më duhet ta pranoj.
Në katër ndeshje të drejtuara nga ju, Skënderbeu ka shënuar vetëm një gol?
Nuk është krejt kështu, pasi po të marrim dhe ndeshjet e Kupës së Shqipërisë, skuadra ka realizuar disa gola. Mos harroni që kemi goditur edhe disa herë shtyllën.
Së bashku edhe me spanjollin e Tiranës, Rubio, jeni dhe dy trajnerët e huaj në Superligë, duke e përjashtuar këtu kosovarin që drejton te Bylisi, Naxhi Shensojin. Në përballjen tuaj të parë, gjithçka u nda e barabartë. Si do ta vlerësonit?
Dua të theksoj se këtu nuk ka një sfidë direkte midis nesh. Unë nuk do ta shihja ndeshjen si spanjolli kundër çekut, por si Tirana kundër Skënderbeut. Tirana ashtu si Skënderbeu treguan se kanë kualitete lojtarësh.
Në finalen e Superkupës, Skënderbeu drejtohej nga trajneri shqiptar Shpëtim Duro, ndërkohë që Rubio ju vlerësoi për vendosjen e taktike në fushë.
Padyshim që, komplimenti i bërë nga një koleg, dhe për më tepër nga një trajner spanjoll më jep kënaqësi.
Levi, duke u ndalur në futbollin e atdheut tuaj, Çekia, cili është niveli atje në raport me atë europian?
Momentalisht, mund të them se e ka humbur atë shkëlqimin e dikurshëm dhe ka rënë në renditjen europiane. Mjafton të shikoni edhe paraqitjet e ekipeve çekë në Ligën e Europës. Edhe ekipi Kombëtar ka dalë në plejof për një vend në finalet e Kampionatit Europian 2012.
Në sezonet 2006–2008, ju keni drejtuar Viktoria Plzen, një skuadër që tashmë merr pjesë në Ligën e Kampioneve. Çfarë kënaqësie ndjeni kur e shihni në këtë fazë të kompetiocinit?
Ndihem shumë i kënaqur, pasi këtë ekip e kam ndërtuar unë. Atëherë në periudhën time, disa nga lojtarët ishin të rinj, ndërkohë që ne arritëm të shisnim jo pak, por tetë lojtarë. Tashmë, po këta futbollistë janë rikthyer në ekip, por me duke pasur eksperiencë më të madhe.
Keni drejtuar në Gjermani, në vitin 2001, skuadrën e Hanoverit, ku bënte pjesë edhe kapiteni i Shqipërisë, Atin Lala. Si e mbani mend atë?
E kujtoj me kënaqësi, ishte një sportist i nivelit shumë të lartë.
Tashmë e keni pasur mundësinë të njihni një pjesë skuadrave shqiptare. Cili është opinioni juaj për nivelin e futbollit tonë?
Mund të them se është një kampionat, që nuk mund të nënvlerësohet. Ka kualitet. Nuk është rastësi, që shumë futbollistë shqiptarë luajnë jashtë. Duke pasur parasysh edhe ndeshjen e sotme (të djeshme) ndaj Tiranës, mund të thosha pa frikë, se ajo mund të konsiderohej edhe ndër të mirat në kampionatin e vendit tim.
6 ndeshje ka drejtuar
Stanislav Levi Skënderbeun që pas shkarkimit të Shpëtim Duros, duke regjistruar tri fitore, tri barazime dhe asnjë humbje. Golaverazhi: 4 gola të shënuar dhe asnjë të pësuar. Katër ndeshje janë për kampionat dhe dy për Kupën e Shqipërisë.
Stanislav Levi
Datëlindja: 02.05.1958
Vendlindja: Pragë, Çeki
Pozicioni (si futbollist): Mesfushor
Karriera
1974–1977: Meteor Pragë
1977–1978: RH Volari
1978–1979: RH Çeb
1979–1988: Bohemians Pragë
1988–1992: Blau-Vajs Berlin
1992–1995: Tenis Borusia Berlin
Me kombëtaren çekosllovake
1983–1988: 25 ndeshje, 0 gola
Si trajner
1995–1998: Tenis Borusia Berlin (zv)
1998–1999: Tenis Borusia Berlin
2000–2001: Hanover (zv)
2001: Hanover
2002–2003: Sarbryken (zv)
2003: Sarbryken
2003–2004: Sarbryken (zv)
2004–2005: Viktoria Zizkov
2005–2006: FC Slovacko
2006–2008: Viktoria Pilsen
2008-2011: Teskoma Zlin
2011-2012: Skënderbeu