E Shtunë, 31 Tetor 2026

City ndëshkon Kolo Touren

Manchester City ka ndëshkuar mbrojtësin Kolo Toure me 740 mijë paund gjobë pasi doli pozitiv në testet e dopingut, që bëri që lojtari të përjashtohet për gjashtë muaj.

Toure kishte marrë disa ilaçe diete të bashkëshortes së tij, dhe mungoi në fushë që nga marsi deri në shtator. Por procesi disiplinor brenda klubit është zhvilluar vetëm javën e kaluar dhe ka nxjerrë fajtor lojtarin, i cili ka pranuar ndëshkimin prej gjashtë javësh mospagesë.

“Pas konkluzioneve të një procesi të brendshëm disiplinor, Klubi i Futbollit Manchester City mund të konfirmojë se Kolo Toure ka marrë një dënim prej gjashtë javë mospagesë, në lidhje me shkeljet e dopingut të bëra nga ai më herët gjatë këtij viti” thuhet në deklaratën e klubit.

“Kolo e pranon vendimin dhe ai dhe klubi tani dëshirojnë t`i japin fund kësaj çështje dhe të fokusohen në sezonin para nesh”, shkruhet në deklaratën e Cityt të publikuar mbrëmë.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›