FIFA, takim me Serbinë për Kosovën

“Duke parë kërkesat e vazhdueshme zyrtare të Federatës së Futbollit të Kosovës gjatë dy viteve të fundit, Komiteti Ekzekutiv pranoi gjatë mbledhjes së fundit të lejonte anëtarët e FIFA-s që të luanin ndeshje ndërkombëtare me skuadrat e FFK, që nuk është një anëtar i FIFA.
Ky vendim është marrë në bazë të nenit 79 të Statutit të FIFA-s, i cili parashikon mundësinë që anëtarët e FIFA-s mund të luajnë kundër vendeve jo-anëtarë (si FFK), nëse FIFA i jep autorizim. Duhet theksuar se anëtarët evropianë të Komitetit Ekzekutiv të FIFA-s abstenuan gjatë vendimit.
Duam të theksojmë që Komiteti Ekzekutiv i FIFA-s bëri të qatë se ky autorizim nuk përbën një hap drejt anëtarësimit në FIFA, i cili varet nga konsiderata të tjera. Në veçanti dhe në përputhje me statutet e FIFA-s, për sa kohë që FFK nuk është një anëtar i UEFA-s, nuk mund të bëhet anëtar i FIFA-s. Vendimi i marrë kishte si qëllim vetëm zhvillimin e sportit tonë.
Siç është diskutuar sot në Budapest, ne do të dëshironim t’ju ftonim në një takim në shtëpinë e FIFA-s, në Zyrih, me 31 maj 2012, bashkë me përfaqësues të UEFA-s. Në këtë takim do të jemi në gjendje të diskutojmë implikimet e vendimit dhe modalitetet e implementimit. Përfundimet e takimit tonë do t’i kalojnë mbledhjes së jashtëzakonshme të Komitetit Ekzekutiv të FIFA-s që është planifikuar me 4 korrik 2012”, shkruhet në letrën e FIFA-s.
Kjo letër u dërgua pasi presidenti i FIFA-s, Sep Blater,u përball sot me kundërshtimin e disa prej federatave evropiane në lidhje me vendimin e marrë kundrejt Kosovës. Siç dihet, Serbia ka lobuar prej kohësh në UEFA dhe FIFA që federatat anëtare të mos lejohen të luajnë ndeshje ndërkombëtare me Kosovën , raporton portali LajmeShqip