E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hithi: Luftëtar, tani duhet përqendrim!

Nga SOKRAT PAPADHOPULLI

Mbrojtësi kryeqytetas, Indrit Hithi, thekson se tani është pjesa më e vështirë, pasi duhen gjetur disa futbollistë me nivel Superlige

Indrit Hithi, nga shkolla e Partizanit, erdhi te Luftëtari për fazën e dytë të kampioantit të fundit nga Laçi, ashtu si edhe trajneri Nevil Dede. Për vitin 2012 Luftëtari luajti 16 ndeshje (shtesa ishte e prapambetura me Kukësin) dhe Hithi u aktivizua në 15 prej tyre. 10 ndeshje i luajti të plota, ndërkohë që për arsye kartonësh nuk u aktivizua në ndeshjen me Besën.

ra, kuptohet që ishte lojtar i formacionit bazë dhe luajti rol të rëndësishëm në manovrimet  mbrojtëse. Lojtari në fjalë, bashkë me kryeqytetasit e tjerë, Ninon dhe Mersinin, bënin grupin e tretë të Luftëtarit, pas gjirokastritëve dhe shkodranëve, që dhanë në po këtë renditje ndihmesën e tyre në shpalljen kampion të ekipit, që sezonin e ri do të luajë në Superligë.

Në Gjirokastër, drejtuesit e Luftëtarit dhe tifozët e tij, janë të shqetësuar në lidhje me përbërjen e ekipit të ri. Të parët që po zhvillojnë bisedime janë pjesëtarët e stafit teknik, që do të vendosë për futbollistët e sezonit të ri, natyrisht bazuar në kasafortën gjirokastrite. Tifozët pyesin çdo ditë se kush do të qëndrojë nga grupi i sezonit të fundit dhe kush do të vijë tjetër, a do të kthehen Shameti dhe Shenaj?

Hithi Për suksesin e Luftëtarit dhe për të ardhmen, mbrojtësi Indrit Hithi shprehet: Eshtë folur shumë nga njerëz të ndryshëm për faktorët që çuan në ngjitjen e Luftëtarit në Superligë, duke nisur që nga roli i presidentit Flamur Bime dhe donatorit Muho, për stafet e trajnerëve dhe rolin e futbollistëve, marrëdhënjet tona e të tjera, ku pa dyshim duhen veçuar faktorët taktikë dhe psikologjikë, që mendoj se janë zgjidhur më së miri nga trajneri Dede.

Kjo gjë ka ndodhur edhe në ndeshjet përcaktuese, ku më interesantja dhe më e rrezikshmja ishte ajo me Kukësin në transfertë, që u zgjidh aq bukur  në një atmosferë tepër të tensionuar. Loja pa top është një art me vete dhe them se ne e ushtruam mjaft mirë për nivelin e futbollit të Kategorisë së Parë. Asnjëri tashmë nuk e vë në diskutim, që Luftëtari e meritoi titullin kampion, por tani për të lind më e qenësishmja, qëndrimi në Superligë, ku ka kërkesa mjaft më të forta se Kategoria e Parë.

Kryesorja është gjetja e futbollistëve, aq sa duhen, me vlera Superlige. Tani Luftëtarit i duhet përqendrim për këtë. Që të jem i sinqertë, largohem nga Gjirokastra (aktualisht në Tiranë) me përshtypje ndër më të mirat, por për sezonin e ri, në radhë të parë do të shoh atë që është më e mirë për të ardhmen time si futbollist, sepse jam në fillimet e karrierës, duke mos e përjashtuar edhe mundësinë që të jem sërish te Luftëtari. Uroj që Luftëtari të jetë sa më gjatë në Superligë!

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›