Kryeministri Berisha viziton Panairin Nderkombetar Vjeshte 2010

Kryeministri Berisha vizitoi te shtunen paradite Panairin Nderkombetar Vjeshte 2010 organizuar me pjesemarrjen e gjere te firmave shqiptare dhe atyre evropiane e boterore te cilat operonin ne sektore te tille si ai i ndertimit energjise industrise artizanatit etj.
Kryeministri Berisha pershendeti te gjithe pjesemarresit ne kete panair vecanerisht sipermarresit shqiptare duke theksuar se me aftesite e tyre kurajen dhe kuadrin e shkelqyer te reformave te qeverise kane bere qe Shqiperia te jete vend i nje suksesi te madhe ekonomik.
Me pas Kryeministri Berisha iu pergjigj interesimit te medias
Eumlshte nje rast i shkelqyer per te pershendetur te gjithe sipermarresit e pranishem ne kete panair prestigjioz vecanerisht te gjithe sipermarresit shqiptare te cilet duke kombinuar aftesite kurajen mendjemprehtesine dhe kuadrin e shkelqyer te reformave te qeverise kane bere qe Shqiperia te jete nje vend i vertete suksesi te madh. Sukses i cili shkelqen edhe me shume per shkak te reve te shumta qe mbulojne qiellin e ekonomise rajonale evropiane dhe boterore. Ne qofte se do ti referohemi serish qiellit ketu diellin rete nuk e kane zene. Ketu rritja ekonomike vazhdon.
Ketu takova firma qe eksportonin intensivisht ne vende te BE ne Itali dhe ne vende te tjera kontributore keto te nje rritje prej 62 te eksporteve ne 9 muajt e pare te ketij viti krahasuar me 9 muajt e pare te viti te kaluar.
Une dua tu garantoj ju se nuk ekziston as edhe nje vend tjeter as edhe nje vend i vetem qe te kete nje rritje prej 62 te eksporteve sic eshte Shqiperia sot sikunder kam kenaqesi se ekonomia shqiptare dhe reformat e Shqiperise po behen gjithnje e me shume te njohura ne Evrope dhe ne bote.
Ju u informuat me raportet e fundit te institucioneve Bretton Woods te cilat percaktuan Shqiperine si nje nga ekonomite me solide dhe realisht me frymezuese per reformat e saj.
Po keshtu nje nga personalitet me te shquara te ekonomise dhe mediave te botes beri fjale per mrekulli shqiptare. Mos mendoni ju se zoti Forbes nuk e di se Shqiperia eshte nje vend qe ka per te zgjidhur shume e shume probleme por e verteta eshte se ky ekonomist i madh ky multimiliarder me nje sukses te madhe ne SHBA dhe ne bote nuk pengohet nga deget per te pare trungjet dhe trungjet ne kete vend perbejne vertet shtylla te nje zhvillimi ekonomik te paprecedent.
Paralel me keto zhvillime kemi doktrinen e trillimit shpifjes dhe nxirjes. Keni konstatuar ju qe e vetmja qender ne Shqiperi ne Ballkan ne Evrope dhe ne bote qe flet per krize ekonomike ne Shqiperi eshte ajo e zyres se kryetarit te PS pasi krizen e tij te brendshme perpiqet ta projektoje ose ta imagjinoje se ekziston ne ekonomi ne shoqeri ekziston kudo por qe ne fakt ekziston vetem ne mendjen e tij.
Edhe njehere gjej rastin te pergezoj te gjithe investitoret shqiptare sipermarresit dhe ti garantoj se qeveria do te ndermarre hapa shume te medha e te rendesishme vecanerisht gjate dy tre muajve qe vijne finalizohet teresisht reforma e inspektoriateve njera nga reformat me te rendesishme per tregun e lire dhe ekonomine finalizohet teresisht dhe instalohet modeli i ri i Agjencise se Investimeve te huaja e cila se bashku me ligjin e garancise per keto investime e bejne Shqiperine vendin me te sigurte ne Evrope per investime.
Pyetje Zoti kryeminister a keni ndonje koment per largimin e zotit Dritan Prifti dhe Paulin Sterkaj nga maxhoranca dhe akuzat e tyre.
Kryeministri Une sot po flas ketu per suksese ekonomike boterore. Problemi eshte i thjeshte hiqini syzet e thashethemnajes mediatike dhe shihni prozhektoret e realitetit.
Nderhyrja e gazetarit A eshte e forte mazhoranca me dy deputete me pak
Kryeministri Berisha Absolutisht me e forte se asnjehere. Dhe kjo mazhorance ju garantoj se brenda nje kohe shume te shkurter realizon premtimin e saj me te madh te ketij 4 vjecari realizon levizjen e lire te shqiptareve. Kjo mazhorance beri qe me reformat e veta ti jape ekonomise shqiptare impaktin zhvillimin me te madh ne tere historine e saj. Kjo mazhorance eshte mazhorance e integrimit dhe e suksesit.
Nderhyrja e gazetarit E sigurt deri ne 2013 pa zgjedhje te parakohshme
Kryeministri Berisha Ju flisni per 2013 kurse une mendjen e kam tek 2017
Nderhyrja e gazetarit Zoti Rama martohet te merkuren.
Kryeministri Berisha Jete te lumtur te trashegohet i uroj shendet lumturi dhe urimet me te mira qe mund ti urohen nje cifti shqiptar. Keto aspekte njerezore mos mendoni ju se une i konfondoj me problemet politike. I uroj gjithe te mirat ciftit te ri po kuroren ku do ta vendose pasi ai eshte kryetar bashkie Me siguri do te shkoje ne minibashki. Shume mire.
Pyetje Nga takimi i fundit qe ka patur komisioneri Fyler me Ministrin e Puneve te Jashtme zotin Haxhinasto eshte lene te kuptohet se Shqiperia rrezikon statusin e vendit kandidat. A e prish kjo festen e madhe qe perfaqeson liberalizimi i vizave
Kryeministri Berisha Asgje nuk mund te prishe aktin madhor historik te shumepritur prej shekujsh nga shqiptaret. Ky akt eshte kurora me e shendritur e perpjekjeve te shqiptareve per integrimin ne BE. Ata te cilet duan te mbeten zemerthyer nga ky akt dhe sapo moren vesh qe po behej shpallen protesta une i ftoj qe te gezohen.
Po ju them se vizat jane nje nga arritjet me madhore te shqiptareve qe nga pavaresia e tyre. Vizat jane misherim i asaj qe projektonte Sami Frasheri. Vizat jane nje rivendosje e plote e dinjitetit te qytetareve shqiptare ne raport me lirite evropiane. Pas ketij akti liria shqiptare behet liri evropiane.
16/10/2010