E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri Berisha pershendet punimet e Konferences Nderkombetare Shkencore me teme Menaxhimi - Sfide Kryesore e Sistemit Shendetesor

Kryeministri Berisha pershendeti sot punimet e Konferences Nderkombetare Shkencore me teme Menaxhimi ndash Sfide Kryesore e Sistemit Shendetesor e organizuar ne bashkepunim nga ministria e Shendetesise se Shqiperise dhe ministria e Shendetesise se Kosoves ne ambientet e Akademise se Shkencave ne Tirane.

Kryeministri Berisha vleresoi organizimin e kesaj konference dhe vecanerisht diskutimin ne te per menaxhimin e sistemit shendetesor. Kryeministri Berisha pergezoi punonjesit e sistemit shendetesor ne Shqiperi te cilet me shpejtesi dhe perkushtim ia dolen te rivendosin baza te reja ne kete sistem riorientuan sistemin ne teresi dhe bene te mundur qe te perballet me sfidat e medha te kohes si dhe u shpreh se qeveria eshte e angazhuar ne nje proces reformash te ketij sistemi.

Me gjeresisht ne pershendetjen e tij Kryeministri Berisha u shpreh

Se pari ju falenderoj shume perzemersisht per ftesen qe me bete per te folur ne kete konference shume te rendesishme. Dua te pergezoj Akademite e Shkencave per kete iniciative te shkelqyer te cilet kane perzgjedhur jo vetem problemin numer 1 ne distance me te gjitha problemet tjera per njeriun dhe per shoqerine sic eshte shendeti por kane perzgjedhur menaxhimin e sistemeve shendetesore si ceshtje kryesore te kesaj konference ne vetedijen e plote se ne menaxhim qendron edhe celesi i cdo suksesi.

Eumlshte e vertete qe ne performancen e nje sistemi shendetesor ne shendetin ne teresi gershetohen nje seri faktoresh te cilet ne menyre te pazgjidhshme lidhen me financat dhe burimet financiare. Por eshte e vertete se po kaq percaktues sa vete financat eshte dhe menaxhimi duke mbajtur parasysh kete ne vendet tona te cilat vijne nga nje e shkuar me sisteme shendetesore te falimentuara ose pothuajse te falimentuara ne raportin e cilesise. Kjo para se gjithash dhe mbi te gjitha ka ndodhur per shkak te menaxhimit. Ne Shqiperi sistemi shendetesor u perball me pasoja jashtezakonisht te renda te urise kronike cka nuk ka qene rasti ne dy vendet e tjera u perball me pasojat e semundjeve te renda te deficences semundje te cilat ishin zhdukur nga faqja e dheut nje shekull me pare.

Duke theksuar keto une nuk mund te mos pergezoj te gjithe punonjesit e sistemit shendetesor ne Shqiperi te cilet me shpejtesi dhe perkushtim ia dolen te rivendosin baza te reja kete sistem ia dolen ta riorientojne sistemin ne teresi dhe te bejne te mundur qe te perballet me sfidat e medha te kohes. Vetekuptohet qe jetegjatesia eshte nje tregues kompleks por fakti eshte fakt dhe jetegjatesia ne Shqiperi eshte rritur nga 71 - 72 vjet arrin sot ne 77.96 vite. Ketu ne menyre te padiskutueshme bluzebardhat e Shqiperise kane kontributin e tyre. Shqiperia renditet larte ne vdekshmerine amtare le pas disa vende te zhvilluara te cilat per nga mundesite jane te pakrahasueshme me Shqiperine por Shqiperia ka nje organizim dhe menaxhim nuk them te perkryer por te admirueshem te shendetit te gruas shtatzene. Shqiperia nuk eshte aty ku duhet te jete per sa i perket vdekshmerise foshnjore por une kam besim te madh se dhe ne kete tregues pas nje perqendrimi me te madh mundesite jane shume te medha per ta pasur ate ne nivelet me te uleta.

U ndala tek keta tregues qe deshmojne suksesin e nje perpjekje te punonjesve te shendetesise ne Shqiperi. Duke theksuar kete duke e konsideruar veten koleg tuajin serish dua te them se jemi ne hapat e para dhe do te arrijme ne rast se do te perserisim cdo dite dhe ne cdo ore ne mendjen tone fjalen dhe konceptim e menaxhimit.

Ne nuk jemi me nje vend i varfer hiqeni nga mendja kete. Ne jemi nje vend me te ardhura te mesme te larta. Ne mendjen tone ka mbetur Shqiperia e varfer por e verteta eshte se Shqiperia eshte tjeter. E theksoj kete sepse ne nuk na mungojne burimet financiare per te mbeshtetur sistemin shendetesor por ne duhet te gjejme te gjitha rruget per mobilizimin maksimal te fondeve ne drejtim te mbrojtjes dhe zhvillimit te shendetit ne drejtim te trajtimit me modern te semundjes te parandalimit te tyre.

Ne jemi nje shoqeri e lire e bazuar ne iniciativen e lire. Cfaredo qe te beje buxheti i shtetit qofte edhe buxheti i vendit me te pasur ne bote nuk mund te permbushe nevojat e ketij sistemi ne rast se nuk arrijme te perthithim ne interes te shendetit dhe semundjes fonde nga ai sektor para te cilit qeverite jane lilipute nga sektori privat ne rast se nuk arrijme te edukojme qytetarin te shpenzoje per shendetin ne rast se nuk arrijme te bindim ate se shendeti duhet te jete perparesi e tij cdo dite ne rast se nuk arrijme ti krijojme lehtesirat maksimale qytetarit per zhvillimin e shendetit te tij.

Ne ketu ne teresi jemi njerez publik flasim per nje sistem publik jemi pergjegjes per sistemin publik kjo nuk ka diskutim sepse ne mbajme pergjegjesi direkt por ne do mund ta trajtojme kete sistem do mund ta menaxhojme kete sistem vetem duke mesuar nga sektori privat. Ne duhet te pranojme se aty jane dhe jo ne sektorin publik menaxheret me te shkelqyer. Nuk do te thosha se ne do te ecim drejt nje privatizimi total. Ne do te ruajme sektorin publik. Ne do te zhvillojme sektorin publik te shendetesise por ne duhet te mesojme me vendosmeri te madhe ne menaxhim nga sektori privat. Duhet te vendosim nje partneritet te ndershem ndaj ketij sektori.

Sot ka nje revolucion dhe ky revolucion eshte sektori i sherbimeve. Qytetari duhet te kete te drejten te perzgjedhe. Kjo do te thote se gara midis sektorit publik dhe atij privat eshte nje gare e ashper e nxehte dhe jashtezakonisht e dobishme.

Ne jemi nje vend qe nje industri e tere toksike qe shtrihet nga Kukesi ne Gjirokaster falimentoi se bashku me sistemin. Dhe si President i viteve lsquo90 ndihem shume i lehtesuar dhe krenar qe nuk bera asnje perpjekje me qeverine time per ta ringjallur ate. Ajo ishte jashte te gjitha standardeve. Por vendi cdo dite ecen drejt industrializimit. Industrializimi i vendit eshte nje proces i pashmangshem. Eumlshte e rendesishme qe ky proces te ndodhe por mjedisi te cilin e kemi ne limite te pranueshme dhe qe duhet ta permiresojme gjithnje e me shume si kush kryesor per shendetin e njerezve duhet te mbrohet dhe duhet te jete perparesi madhore.

Ju te dashur miq te mijte keni pergjegjesi te medha per mbrojtjen e mjedisit. Nje institut i tere nder me te medhenjte eshte i vendosur ne kete sistem. Mos mendoni ju se ka specialiste me te medhenj mjedisi sesa ekspertet e shendetit publik. Jo ata jane eksperte te pare te mjedisit. Duhet te kene vetedije per te qendruar ne lartesine e ketij roli. Qeveria eshte e angazhuar ne nje proces reformash te ketij sistemi qe jane dhe reformat me te veshtira. Nje taskforce eshte krijuar. Kjo taskforce mblidhet jo rralle ne zyren time. Kjo taskeforce do te filloje te mblidhet tani ne spitalet tuaja ne klinikat tuaja ne institucionet tuaja ne menyre qe reformen shendetesore ta bejme se bashku. Ti besojme asaj ti perkushtohemi asaj me vetedijen se eshte me veshtira nga te gjithe reformat tjera por edhe me jetikja me e rendesishmja per nje shoqeri te lire.

Edhe nje here ju uroj suksese dhe ju garantoj se qeveria do tju mbeshtese fuqishem ne perpjekjen tuaj per tu perballur me sukses te plote me sfidat e sistemit shendetesor.


15/10/2010

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›