FJALA E PRESIDENTIT TOPI NË SAMITIN EKONOMIK EUROAZIATIK TË FONDACIONIT MARMARA.

5 maj 2010
Stamboll, Turqi
I nderuar Dr. Akkan Suver,
Të nderuar shkëlqesi presidentë,
Të nderuar ministra, parlamentarë dhe zyrtarë të tjerë të lartë,
Të nderuar akademikë,
Të nderuar kryetarë dhe drejtorë të dhomave të tregtisë dhe industrisë,
Zonja dhe Zotërinj,
Kam kënaqësinë e veçantë që të marr pjesë në Samitit Ekonomik Euroaziatik të 13–të, të organizuar nga Fondacioni Marmara e njëkohësisht të vizitoj një vend mik si Turqia, marrëdhëniet me të cilin zenë një vend të veçantë në politikën e jashtme të vendit tim.
Dëshiroj të falenderoj Presidentin e Fondacionit, Dr. Akkan Suver për ftesën dhe mikëpritjen në qytetin e bukur dhe historik të Stambollit!
Fondacioni Marmara përfaqëson në fakt atë grupim të rëndësishëm të organizatave joqeveritare, që prej vitesh kontribuon për modelimin e një opinioni publik bashkëkohor nëpërmjet dialogut dhe mirëkuptimit mes kulturave, besimeve, shoqërive civile, qeverive dhe më gjerë në inkurajimin dhe përmirësimin e klimës së bashkëpunimit politik, social dhe ekonomik në kuadër rajonal dhe global.
Gjej rastin të përgëzoj aktivitetin e këtij Fondacioni, në përvjetorin e 25–të të tij, e në të njëjtën kohë t’i uroj suksese zhvillimit të punimeve të këtij Samiti të rëndësishëm si nga çështjet që trajton ashtu edhe nga shtrirja gjeografike e tyre.
Ky Samit mbahet në kushtet e krijuara nga efektet e krizës financiare dhe ekonomike botërore, që ka prekur rajonet që shtrihen në lindje dhe në perëndim të Detit Marmara, duke dëshmuar, se në një botë që globalizohet përditë e më shumë, fatet tona janë të përbashkëta e pikërisht për këtë jo vetëm përgjegjësitë por sidomos rrugët për të përballuar sfidat, për të parandaluar rreziqet dhe për të përmirësuar ekonomitë tona nuk mund të jenë më individuale. Sa më shpejt të komunikojmë, sa më shpesh të takohemi dhe sa më shumë të afrohemi aq më i natyrshëm do të jetë globalizimi për ekonomitë e vendeve tona dhe aq më shpejt do të japë ai frytet e kërkuara nga të gjithë ne.
Shqipëria është një vend që kërkon të integrohet politikisht dhe ekonomikisht. Ajo ka provuar në historinë e saj se mbyllja dhe izolimi prodhon varfëri, ndrydhje të ekonomisë dhe kolaps të saj. Nuk mund të ketë rrugë tjetër, edhe për një vend të vogël si vendi im, përveçse të përfshihet në proceset dhe lëvizjet ekonomike të kohës me mundësitë, kapacitetet, forcën e inteligjencës, pozicionin gjeostrategjik dhe politikat integruese të përshtatshme për të dhe në interes të mirëqënies së popullit shqiptar. Ai dëshiron të bëhet jo vetëm pjesë e politikave ekonomike rajonale, por edhe e tregjeve dhe e perspektivës së zhvillimit të rrugëkalimeve energjitike euroaziatike duke ofruar mundësitë për rrugë me të shkurtra dhe me kosto më të ulët.
Ky Samit të fton të flasësh për energjinë, për akset e furnizimit me gaz të Rajonit të Kaukazit, të Lindjes së Mesme dhe të Azisë së Mesme, për perspektivën e zhvillimit të ekonomisë së vendeve tona dhe, natyrisht, për hartimin e një strategjie konkrete për të arritur një dialog frutdhënës dhe një paqe botërore, që i hap rrugën zhvillimit dhe edukimit të gjeneratave të reja, punësimit të tyre, për të zvogëluar varfërinë dhe vuajtjet dhe për rritur prosperitetin në rajonin euroaziatik dhe në mbarë botën.
Kriza financiare dhe ekonomike, dëshmoi se tregjet e lira nuk janë domosdoshmërisht të qëndrueshëm dhe të suksesshëm për shkak se ato dështuan në rolin qendror të tyre duke shkaktuar kosto të larta për ekonominë botërore. Nga ana tjetër u vërtetua sërish fakti i pakundërshtueshëm se qeveritë luajnë një rol të domosdoshëm në shpëtimin e ekonomive, sepse ato kanë përgjegjësinë për të parandaluar çdo krizë financiare dhe një gjë e tillë është mëse e vërtetë jo vetëm për vendet në zhvillim dhe në tranzicion, por edhe për vendet e zhvilluara. Ato luajnë rol për të garantuar suksesin e përgjithshëm të ekonomisë dhe për të ndihmuar individët ndaj rreziqeve me të cilat ata u përballën duke i hapur rrugën dhe hapësirën rregullave që shërbejnë për të përmirësuar mirëqenien e shoqërisë në përgjithësi.
Kriza e tanishme, dukshëm, vërtetoi sa i ndryshëm është kapitalizmi modern në krahasim me atë të shekullit të nëntëmbëdhjetë, gjë që shpjegon faktin përse tregjet financiare duhet të vendosin kosto më të vogla mbi punëtorët, pronarët e shtëpive, tatimpaguesit dhe pensionistët në mbarë botën.
Lëvizja nga G8 në G20 ishte një hap shumë i rëndësishëm dhe samiti i sotëm ka një arsye të vërtetë për të kontribuar dhe influencuar në vendimmarrjen e këtij institucioni të rëndësishëm ndërkombëtar. G20 përbën sot një institucion me besueshmëri më të lartë, që mund të luajë rol kyç në parandalimin e krizave financiare dhe ekonomike botërore, mund të lehtësojë dhe orientojë globalizimin dhe së fundi të ndërmarrë reforma të rëndësishme në institucionet ndërkombëtare financiare në kohën, përmasën dhe me shpejtësinë e duhur.
Debatet dhe përpjekjet e këtij Samiti do të shërbejnë për të ndihmuar njohjen, evidentimin dhe trajtimin e problemeve rajonale dhe botërore kyçe, të cilat prekin ekonomi dhe vende të rëndësishme, me parametra të ndryshëm të zhvillimit apo të pjesëmarrjes në tregjet botërore dhe të përgjegjësive në institucionet ndërkombëtare.
Edhe pse në Takimin e Kopenhagës u riafirmuan disa parime të qëndrimit afatgjatë për përgjegjësi të përbashkëta, ato janë të diferencuara, sepse ende nuk ka ndonjë marrëveshje si mund të ndahet pjesa e kontributit që i takon të japë çdo vend, si dhe ndonjë marrëveshje në lidhje me përcaktimin e parimeve mbi të cilat do të mbështeten këto kontribute.
Prandaj adresimi i mirë i problemit të rëndësishëm të ngrohjes globale, na ndihmon për të gjetur rrugëzgjidhjen e duhur për një shërim të fortë ekonomik, për të zvogëluar pasigurinë mbi të ardhmen e çmimit të gazit karbonik, sepse e kundërta ka gjasa ta dobësojë investimin në sektorin e energjisë, veçanërisht, atë të gazit natyror në kushtet kur zgjidhjet që kërkohen për veprimet që duhen ndërmarrë kundër efekteve të ndryshimit të klimës, i kapërcejnë kufijtë ndërmjet vendeve.
Këto të dhëna tregojnë se politikat e ndryshimit të klimës dhe të energjisë duhet të integrohen për periudha afatgjata, të koordinohen dhe të harmonizohen për të ndërtuar raportin e drejtë dhe të qëndrueshëm mes tregut, investimit, kostos dhe të ardhmes më të mirë e mirëqënies së popujve tanë.
Duke iu referuar leitmotivit të Fondacionit Marmara: gjithçka që kemi nevojë është të punojmë së bashku me një këndvështrim strategjik të bazuar në bashkim dhe partnership, dëshiroj t’i uroj suksese punimeve të këtij samiti të rëndësishëm.
Ju faleminderit!