E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryetarja e Kuvendit në spitalin ushtarak, vizitë deputetes Klodiana Spahiu.

Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli bëri sot një vizitë në spitalin ushtarak ku është e shtruar deputetja Klodiana Spahiu. Kryetarja e Kuvendit bisedoi me mjekët dhe u interesua për shëndetin e koleges Spahiu. Zonja Jozefina Topalli, si Kryetare e Kuvendit por edhe si grua e nënë, shprehu kujdesin e saj për shëndetin e deputetes Klodiana Spahiu. Duke biseduar me Klodianën, Kryetarja e Kuvendit tha se jam e gatshme në çdo moment, për çdo nevojë shëndetësore që do të keni.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›