FJALA E PRESIDENTIT TOPI NË TAKIMIN ME TEMË “TIRANA - KRYEQYTETI I SHQIPËRISË, SFIDAT E SË ARDHMES”.
11 shtator 2007
I nderuar Kryeministër Berisha,
I nderuar Kryetar i Bashkisë së Tiranës, Rama,
Të nderuar kolegë politikanë, ministra, deputetë,
I nderuar Rektor i Universitetit të Tiranës,
Të nderuar miq dhe profesionistë,
Është një moment shumë i veçantë, por në të njëjtën kohë dhe një kënaqësi e veçantë që mblidhemi të gjithë së bashku sot për të diskutuar rreth një problemi mjaft të rëndësishëm që quhet “Tirana Kryeqytet”. Natyrisht nuk është një element i ri sot që Tirana është kryeqytet. Tirana është kryeqytet nga viti 1920 dhe është i përfshirë në enciklopeditë botërore si i tillë. Tirana me kalimin e viteve ka të njëjtin nocion, nocionin kryeqytet, por ka përmasa të tjera, probleme të tjera dhe sigurisht kërkon gjithmonë një vëmendje në mënyrë të vazhdueshme, sepse jemi në një moment kur Tirana më shumë se kurrë, përveçse është kryeqytet si nocion, është edhe metropol, është kryeqytet i interesave të mëdha të shqiptarëve, është një qendër e madhe urbane ku gërshetohen interesa nga më të ndryshmet. Këtu kemi të përqendruara institucionet administrative. Tirana në mënyrë të padiskutueshme është metropol i politikës, është metropol i biznesit, Tirana është vendi ku janë të përqendruara të gjitha selitë diplomatike, pra ku zhvillohet një aktivitet intensiv diplomatic. Tirana është vendi ku janë të përqendruara në përgjithësi burime të jashtëzakonshme, që janë lëndë aktive të institucioneve dhe shoqërisë shqiptare, Tirana është vendi ku ne zhvillojmë edhe debatin politik, zhvillojmë debatin për të ardhmen e këtij qyteti, i cili historikisht ka qenë dhe mbetet një vend ku gërshetohen dhe harmonizohen dhe interesat e shqiptarëve në të gjitha vendet ku ata jetojnë.
Pra nuk po diskutojmë sot thjesht për Tiranën si është, por po diskutojmë për Tiranën se si do të jetë. Natyrisht që politika është marrë prej kohësh, edhe Parlamenti gjithashtu me çështje të marrëdhënieve midis pushteteve. Vite më parë Parlamenti shqiptar ka ratifikuar me një vullnet të plotë politik të të gjitha forcave politike, Kartën e Autonomisë Lokale. Ajo ka qenë një arritje e jashtëzakonshme e e politikës dhe institucioneve shqiptare, ç’ka presupozonte dhe presupozon një ndarje midis pushteteve, pushtetit vendor dhe pushtetit qendror, e cila në fakt nuk presupozon thjesht ndarjen, por presupozon një relacion të domosdoshëm, pra marrëdhënie të domosdoshme. Kur themi termin decentralizim, kjo në mënyrë absolute nuk duhet të kuptohet si parcelizim, aq më shumë parcelizim i interesave të politikës, sepse në qendër të politikës decentralizuese duhet të jetë shërbimi ndaj qytetarit. Sot në Tiranë ne kemi më shumë se kurrë një gërshetim të nevojshëm, të domosdoshëm të interesave jo thjesht të karakterit estetik, urbanistik, arkitektonik, por interesa të përdorimit të të gjitha resurseve dhe të nevojave që duhet të jenë në shërbim të qytetarit. Diapazoni është mjaft i gjerë, sikurse thashë nuk është thjesht urbanistika, por është thjesht nevoja për të arsimuar brezin e ri, nevoja për të patur një shërbim shëndetësor, nevoja për të përdorur të gjitha ambjentet shlodhëse të qytetit. Qyteti sot nuk është më i kufizuar brenda vijës së verdhë, brenda linjës administrative. Qyteti ka përmasa të tjera. Atë që nuk kanë arritur ta bëjnë institucionet në mënyrë të natyrshme e kanë bërë njerëzit. Tirana është pjesë e pasqyrës së lëvizjeve të fuqishme demografike, e nevojës për të populluar një qendër të madhe urbane, e cila nuk njihet sot vetëm si qendër, apo epiqendra e Shqipërisë, po është epiqendër e mjaft zhvillimeve edhe rajonale, europiane, e pse jo edhe globale. Ka edhe elementë të tjerë që natyrisht do të jenë në vëmendjen e specialistëve, sepse ajo që e bën Tiranën mjaft interesante është kompleksiteti i jetës së saj. Duhet të mendojmë që nga administrimi i territorit dhe deri tek siguria ushqimore, pra për të rritur tek e fundit cilësinë e jetës. Dhe mbi të gjitha ajo që do të presupozonte të ishte sfida kryesore, ai qo do të presupozonte se do të ishte çelësi i suksesit janë marrëdhëniet njerëzore, janë marrëdhëniet njerëzore jo vetëm në terrenin qytetar, në terrenin shoqëror, por sidomos në terrenin institucional. Ne e shikojmë mjaft të domosdoshëm këtë bashkëpunim dhe ky bashkëpunim duhet të jetë i motivuar nga ato premisa që ka Tirana për të qenë një kryeqytet i standardeve europiane dhe padyshim ka mjaft gjëra që e bëjnë të detyrueshëm dhe harmonik marrëdhëniet mes institucioneve qendrore dhe institucioneve vendore.
Unë pa e zgjatur do ju jap një element ilustrativ. Për ata që e njohin urbanistikën e Tiranës, e cila filloi të zhvillohej realisht në vitet 30-të, Tirana ka pasur një konfiguracion rrugor të tipit radial, pra me rrugë që vinin nga periferia drejt qendrës dhe ky është një element që qëndron edhe sot, pavarësisht se është prekur apo deformuar në mënyrë të dukshme epiqendra e saj. Unë dua të them me këtë që në çështjet e administrimit të territorit, disa rrugë që janë nën administrimin e Bashkisë së Tiranës konsiderohen edhe rrugë nacionale, pra një domosdoshmëri për ta parë edhe në këtë sens. Pra Tirana më shumë se kurrë kërkon që të çlirohet së pari nga marrëdhëniet e ngurta institucionale. Politika duhet të jetë në shërbim të qytetarit dhe në këtë sens duhet të jenë edhe marrëdhëniet të institucioneve shtetërore me ato vendore. Këshilli Bashkiak është për definicion organizmi, apo struktura që duhet të bëjë politikat e qytetit, por Tirana sot ka nevojë që edhe Këshilli Bashkiak, Parlamenti, të gjitha institucionet të mendojnë për një Tiranë të madhe, ku nuk është thjesht vija administrative ajo që i ndan, sepse sot e ke shumë të vështirë të dallosh Tiranën me komunat dhe natyrisht që për shkak edhe të disa politikave, apo për efekt të disa politikave të decentralizimit, disa komuna nuk janë kompatibël me Bashkinë e Tiranës, nuk janë kompatibël me njëra-tjetrën, kështu që kjo e bën të domosdoshme krijimin e një vizioni të ri që duhet t’i kalonte përmasat e strukturave të pushtetit vendor dhe duhet ta bënte të domosdoshëm në bashkëpunim dhe me pushtetin qendror. Më shumë se kurrë këtë duhet ta thonë specialistët. Tirana sot ka nevojë për implementimin e atij projekti, i cili për fat të mirë, por edhe për fat të keq është mjaft i hershëm. Unaza e Madhe e Tiranës është projektuar të bëhet që në vitin 1989, atëherë kur nuk ishte menduar që do të kishte në pesëfishim të popullsisë së Tiranës, nuk ishte menduar që do të kishte një numër kaq të madh makinash dhe unë mendoj që vizioni i perspektivës, duhet të jetë vizioni i specialistëve, i ekspertëve, sepse ata që projektuan Tiranën në vitin 30-të dhe që ne i përdorim sot në vitin 2007 presupozojmë se kanë pasur një aftësi të madhe parashikuese dhe një vizion perspektiv. Kjo do të ishte në kompleksitetin e vet e gjithë ajo që ne duhet të diskutojmë sot. Kryeministri në profesionin e vet është kardiolog dhe do të ishte besoj tipik krahasimi i Tiranës si zemra e Shqipërisë, por me një zemër të sëmurë. Të gjithë ata që kanë probleme kardiopatike me koronare të bllokuara sikurse është Tirana sot, mjekët, dhe Doktori mund të më korrigjojë nëse e kam gabim, thonë se ka nevojë për by-pass, ka nevojë për ndërhyrje kirurgjikale dhe “by-pass” i parë cili është? “By-pass-i” i parë është që të hapen rrugë të reja në mënyrë që zhvillimi i këtij organizmi kaq të fuqishëm të shkojë sinkron me hapjen e rrugëve të reja , me hapjen e hapësirave të reja të këtij metropoli kaq të rëndësishëm, i cili padyshim është dhe do të mbetet pika e referimit për të gjithë shqiptarët kudo që ata jetojnë.
Unë edhe njëherë dëshiroj të falenderoj për praninë e gjithë zotërinjve këtu dhe meqënëse lidhemi direkt me Tiranën kryeqytet më lejoni që fillimisht t’ia jap fjalën z. Rama për të bërë një ekspoze të situatës, por kryesisht të perspektivës, pastaj do ta ketë fjalën z. Kryeministër.
* * *
Ky takim kurrësesi nuk mund t’i japë zgjidhje çështjes së perspektivës së Tiranës. Jam i bindur që iniciativa të tilla ku fjalën kryesore dhe dominante e kishte politika, nuk mund ta quaj inicim, sepse gjithmonë ka një vazhdim, por një fillim i ri për të vazhduar me nevojën për një pakt politik të qëndrueshëm në funksion të interesave të gjera publike. Kështu do të përkufizohej, sipas mendimit tim ky takim, i cili përveç atij kohezioni të dukshëm të të gjithëve pa përjashtim, them kështu, sepse jam i bindur që dhe ai që foli edhe ai që nuk foli, është i bindur që pa pjesëmarrjen e të gjithë faktorëve dhe aktorëve, Tirana me sfidat madhore që ka, me kompleksitetin e problemeve që ka nuk mund të ketë një projektim drejt një metropoli të përmasave moderne në të gjitha këndvështrimet, qoftë kjo në planin e menaxhimit, qoftë kjo në planin e trajtimit të të gjitha problemeve, që ne me shumë kureshtje i dëgjuam nga të gjithë personazhet e nderuar, që morën fjalën në këtë takim.
Unë mendoj që trajtimi i këtij problemi në këtë sens, për të forcuar urat e bashkëpunimit, nuk mund të mbesë në planin e dëshirës, sepse tek e fundit, institucionet, pa dashur ta fus në linjën e moralizimit, institucionet janë ndërtuar, janë zgjedhur për t’i shërbyer pikërisht interesit publik, interesit qytetar. Pra, përveçse një dëshire për të arritur linjën e kohezionit, ka edhe një detyrim që bën të mundur bashkëpunimin ligjor e zyrtar të të gjitha institucioneve. Ne nuk jemi për fat të keq në maksimunimin e këtyre marrëdhënieve, por jemi për fat të mirë në një terren që nuk mund të konsiderohet terren vakumi. Ne ecim mbi baza ligjore, legjislative që Parlamenti Shqiptar, ku për ligje të këtij karakteri vërtet ka debat, por nuk ka politizim besoj, sepse nevoja është që të sjellim në akordancë të plotë menaxhimin e një qyteti, menaxhimin e një komune. Për të folur për Tiranën është shumë e vështirë për t’i sjellë të gjithë faktorët, qofshin këto të karakterit politik-administrativ, por edhe profesional në linjë sintonie të plotë. Shenjat, simptomat që u shfaqën në këtë takim, për fat të mire, janë mjaft pozitive, përveç pozicionimeve të natyrshme të gjithësecilit. Këtu u dhanë sinjale të qarta dhe konkrete të një bashkëpunimi të dukshëm për të ardhmen. Ne kemi pikë referimi jo vetëm ligjin “Për funksionimin e pushtetit vendor”, ne kemi ligjin “Për urbanistikën”, kemi strukturat, të cilat janë tashmë në fazën e konsolidimit, por kemi edhe dëshirën e shprehur këtu për një nevojë të një reformimi për sa i përket ndarjes administrative, ndarjes së re, ku me të drejtë zoti Kryeministër përcaktoi që disa zona janë mjaft aktive, mjaft vitale, disa zona të tjera janë në fazën e inevolucionit, disa në fazën e evolucionit. Bëhet fjalë për një qytet, i cili në mënyrë të natyrshme është projektuar për të qenë kryeqytet i përmasave të mëdha, në raport me territorin dhe popullsinë. Edhe ai që është më i painformuari në mënyrë të natyrshme sheh tendencën e zhvillimit të këtij qyteti. Askush nuk ka orientuar askënd që të vendoset në një pjesë të kësaj hapësire fiziko-gjeografike, por që sot është administrative dhe politike. Secili ka zgjedhur në mënyrë spontane ku do të vendoset; por një bindje e ka pasur, që ky kryeqytet do të jetë një kryeqytet i përmasave të tilla që të absorbojë minimalisht gjysmën e popullsisë së vendit, duke pasur mjaft të qartë edhe tendencën natyrore të lëvizjeve demografike, sikurse e kanë eksperiencën të gjithë vendet e zhvilluara kapitaliste. Boll të shkojmë në modele të ngjashme me ne dhe do të vëreni se kryeqytetet janë të populluara, por bashkë me popullimin është dashur të përballojnë mjaft sfida.
Unë gjatë ndërhyrjes sime citova se këtu dominon debati politik dhe institucional; madje, ky ishte qëllimi kryesor i këtij takimi, duke qenë i bindur që ky takim do të pasohet nga rubrika dhe nga struktura të tjera. Është e padiskutueshme që politika hap hapësira, sepse nganjëherë politika i mbyll ato, por këtu jemi në këtë lloj predispozicioni të shprehur që politika po hap hapësira, të cilat janë qoftë për strukturat që konsideron zyrtare, por qoftë edhe për ekspertët. Unë nuk e teproj po të them, sepse do të mundohem të jem shumë realist. Kemi kaluar edhe faza kur ekspertët qoftë me dëshirë, qoftë të imponuar, janë konsideruar si ekspertë të majtë, apo të djathtë, ekspertë të “x” institucioni, apo ekspertë të “y” institucioni. Unë do të thoja që jo vetëm në planin e karakterit të çdo individi, por eksperti i vërtetë është I tillë sipas linjës profesionale që ai mbulon. Këtu është nevoja që, përveç atyre rrugëve që hap politika, duhet të inkurajohen ekspertët që të mblidhen në tryeza specifike për rubrika të caktuara dhe duhet t’i hapen rrugë të reja vendimarrjeve politike. Në rast se sot jemi në momentin e hapjes së një hapësire të re për perspektivën e kryeqytetit tonë, nesër politika duhet të jetë e detyruar që vendimmarrjeve profesionale t’i japi rrugë me vendimmarrje politike.
Unë, pa dashur që të zgjatem në këtë linjë, edhe sot, edhe pse ishim në këtë sens të mbledhur, këtu dolën disa gjëra mjaft konkrete që pa qenë nevoja të zgjatemi me tryeza të tjera, gjërat mund të fillojnë menjëherë. Bashkëpunimi konkret, qoftë me menaxhimin e territorit, qoftë me problemin e projekteve konkrete që janë të domosdoshme për Tiranën, sikurse është lançimi i projektit për Unazën e Madhe të Tiranës, duke nisur me segment prioritar, që sikurse u tha që është që nga Shkolla Teknologjike e deri tek rruga e Elbasanit në Sauk, ky mund të ishte momenti i parë i bashkëpunimit konkret, përveç elementëve të tjera që kanë të bëjnë me problemet e pronësisë, me problemet e perspektivës së zhvillimit, me problemet e arsimit, të shëndetësisë, me problemet edhe të konsolidimit afatgjatë të atij vizioni perspektiv për zhvillimin, ku pjesë shumë e rëndësishme janë interesat e qytetarëve. Është e vërtetë që ka një krizë besimi tek qytetarët, të cilët nuk janë të pakët që nuk dinë se ç’ndodh me pronën e tyre, si do të zhvillohet prona e tyre. Por, ne mund të japim vizione të qarta nëpërmjet ekspertizës, që qyteti do të ketë shanse për t’u zhvilluar si një qendër policentrike. Nuk ka kakofoni të termit. Kur them qendër, kam parasysh qendrën e madhe administrative, por jo me një qendër, por me shumë qendra. Kjo bëhet jo me ndërrmarrje individuale, kjo bëhet duke hapur rrugë të reja, hapësira të reja, duke u orientuar me vizione të qarta të ekspertizës, jo të dëshirave voluntariste për të ndërtuar diku një objekt dhe për të ardhur të tjerët mbrapa, por për të krijuar pika referimi të qarta që perspektiva e qytetit të jetë një perspektivë afatgjatë.
Ne nuk u futëm në çështje të tjera, sepse nuk prekëm problemet e turizmit, ndërkohë që edhe mund të futeshim këtu, por koha ishte e tillë në funksion të asaj që ne diskutuam. Jo rastësisht kufijtë gjeografikë të Tiranës mund t’i konsiderojmë edhe kufij turistikë, që fillojnë me kalanë e Prezës, vazhdojnë me kalanë e Ndroqit, me atë të Petrelës, edhe mundësitë e mëdha që japin lumenjtë që, ndonëse i kemi me sasi të pakët uji për shkak të konfiguracionit fizik të relievit dhe të gjerësisë së territorit, por gjithsesi, e gjithë bota e përparuar dhe iluministe e ka orientuar zhvillimin e qytetit pikërisht në këto hapësira. Sot ne kemi nevojë për një Tiranë ku banojnë njerëz, kemi nevojë për një Tiranë administrative, kemi nevojë për një Tiranë industriale, kemi nevojë për një Tiranë që zoti Uka e preku me të drejtë me mjaft pasion është ajo që do të ishte furnizuese e vërtetë e ushqimit dhe kualitetit të jetës për të gjithë popullsinë, por kemi nevojë edhe për një Tiranë e cila në fundjavë të ketë nevojë të gjejë shlodhjen në periferinë e saj; pra, është një problem mjaft kompleks.
Askush nuk pretendon që t’i japë zgjidhjen definitive me një takim. Ajo që unë dëshiroj ta ritheksoj dhe t’ju falënderoj zoti Kryeministër dhe zoti Rama për pjesëmarrjen dhe angazhimin, si dhe të gjithë zotërinjë e pranishëm, është imazhi i qartë i një vazhdimi do ta quaja të një preokupacioni sa njerëzor, aq edhe institucional për të ardhmen e Tiranës. Unë ju falenderoj dhe ju inkurajoj që tryeza të tjera për rubrika specifike të zhvillohen edhe në të ardhmen!
Ju falemnderit!