Presidenti Topi uron Presidentin maqedonas Cervenkovski me rastin e Ditës së Pavarësisë.
8 shtator 2007
Presidenti i Republikës, Bamir Topi i ka dërguar një mesazh Presidentit të Republikës së Maqedonisë, Branko Cervenkovski në të cilin përcjell urimet më të ngrohta e më të përzemërta.
“Më lejoni, Zoti President që, duke përfituar nga ky rast i gëzueshëm për popullin dhe vendin Tuaj, të vë në dukje se Shqipëria vlerëson lart marrëdhëniet e miqësisë e të bashkëpunimit që ekzistojnë midis dy vendeve tona fqinje, si dhe të shpreh bindjen time për konsolidimin e mëtejshëm të tyre, në dobi të paqes e stabilitetit në rajon.
Dëshiroj të shpreh vendosmërinë e Shtetit Shqiptar për partneritetin e përbashkët në rrugën e integrimit euro-atlantik, si e vetmja rrugë e civilizimit të shoqërive tona dhe të të gjithë rajonit”. – theksohet në mesazhin e Presidentit Topi.