E Diel, 1 Nëntor 2026

FMK reagon pas vrasjes së Llalloshit: Në fe nuk ka dhunë

Prishtinë (Start) - Forumi Musliman i Kosovës ka reaguar pas vrasjes së Dr. Ikbale Llalloshi. Përmes një deklarate për shtyp, FMK thekson se në fe kurrsesi nuk mund të ketë dhunë duke u fokusuar kështu në ajetin Kur’anor “fe nuk ka dhunë. Është e sqaruar e vërteta nga e kota...” Kur’an , 2:256”.

“Forumi Musliman i Kosovës si organizatë e cila monitoron dhe mbikëqyr vlerat e kulturës dhe traditës islame në Kosovë, ndjehet i shqetësuar dhe i shokuar me rastin e vrasjes mizore, që është shkelje flagrante e drejtave njerëzore të garantuara me Deklaratën e Përgjithshme mbi të drejtat njeriut të aprovuar nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara të datës 10 dhjetor 1948”, thuhet në deklaratën për shtyp të FMK.

Forumi Musliman i Kosovës premton se edhe në të ardhmen do të angazhohet dhe do të ngrejë zërin përherë kundër çdo cenimi të integritetit dhe dinjitetit njerëzor, të shkeljeve flagrante të drejtave njerëzore dhe fetare të garantuara me Konventat ndërkombëtare , dhe si i tillë fare nuk do të hesht, se “heshtja është miratim” është thënie e njohur profetike.

Forumi Musliman i Kosovës bën thirrje muslimanëve në përgjithësi, e në Kosovë në veçanti,të jenë të matur, racional, të kujdesshëm, dhe maksimalisht tolerant në frymën e traditës shumëshekullore prezente të kulturës islame në Kosovë, gjithmonë duke marr parasysh thënien kur’anore” Në fe nuk ka dhunë”.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›