FMN: 2009, më i keqi në 60 vitet e fundit
Ushington - Viti 2009 nuk do të sjell përparim të ekonomisë globale, por mbase do ta përkeqësoje atë. Kësaj herë është Fondi Monetar Ndërkombëtar I cili parashikon një ecuri negative të rritjes ekonomike në shkallë botërore. Sipas një raporti të FMN-së, pritet që rritja ekonomike sivjet të jetë vetëm pesë të dhjetat e një përqindëshi, që do të shënojë kështu rritjen më të ulët ekonomike në 60 vjetët e fundit. Olivier Blanshard, kryeekonomist i FMN-së, shprehet se "Presim që ekonomia botërore gati të mos pësojë fare rritje sivjet. Vende të ndryshme po përjetojnë gjendje të ndryshme ekonomike. Ne parashikojmë që ekonomitë e zhvilluara do të përballen me rënien më të madhe ekonomike që pas Luftës së Dytë Botërore”.
Zyrtari i Fondit, Xhemi Karuana thotë se humbjet e mundshme financiare, kryesisht nga kreditë e këqija të shtëpive në Shtetet e Bashkuara kanë arritur në 2 deri në 3 milardë dollarë. Ai thotë se bankave u duhen dhënë më shumë para në mënyrë që tregjet e kredive të rifillojnë së punuari normalisht. Sipas zotit Karuana, për të parandaluar përkeqësimin e situatës së bankave do të duhen të paktën 500 milionë dollarë.