FMN: BE duhet të njësojë qëndrimin për krizën
Dje në Paris u zhvillua një
takim i nivelit të lartë
mes disa liderëve të BEsë,
takim i thirrur nga Presidenti
Sarkozi, i cili është edhe kryesues
i BE-së për këtë 6-mujor.
Në takim ndodheshin dhe kreu
i Bashkimit Evropian, Barrozo
dhe disa bankierë të tjerë, mes
të cilëve edhe shefi i Fondit
Monetar Ndërkombëtar, Dominique
Strauss-Kahn. Ky i fundit
i nxiti liderët pjesëmarrës që të
mbanin një qëndrim të
unifikuar ndaj krizës financiare
botërore, që ishte më e rënda që
pas asaj të viteve ‘30, të shekullit
të kaluar. Presidenti francez
synoi që me pjesëmarrjen e
liderëve të Gjermanisë, Britanisë
dhe Italisë të rivendoste
besimin e humbur te sektori
bankar dhe t‘i jepte një ndihmë
ekonomisë, e cila në shumë
vende të BE-së ndodhet në prag
të recesionit. "Ajo çka vlen mbi
të gjitha është koordinimi dhe jo
parja e situatave në aspektin
personal", tha shefi i FMN-së,
Kahn. Sipas tij, situata botërore
ishte shumë shqetësuese. Takimi
është zhvilluar një ditë pas
aprovimit nga ana e Kongresit
amerikan të paketës së ndihmës
700 miliardë dollarësh, që synon
të zbusë krizën e shkaktuar
nga tregu i kredive për shtëpi.
Kjo krizë ka riformuluar gjithë
mënyrën e funksionimit të
bankave në të dy brigjet e Atlantikut,
duke paralizuar tregjet financiare
për një kohë të papërcaktuar.
Takimi pritet që, përtej
dhënies së garancive për përpjekje
maksimale për ruajtjen e
stabilitetit, të përqendrohet
edhe në çështje të tilla si
mundësia e krijimit të depozitave
mbrojtëse bankare nga ana
e qeverive evropiane, për të rritur
besimin e klientëve, si dhe
uljen e pagave kolosale të ekzekutivëve,
të cilët nuk kanë performancë
të mirë. Ndërkohë është
shumë e vështirë që vendet
kryesore të BE-së të bien në një
mendje. Kështu, Gjermania
shprehu rezerva në lidhje me
fondet e shpëtimit, dhe Gjermania
nuk është e vetmja. Irlanda
ka premtuar që të garantojë të
gjitha depozitat bankare, duke
bërë që shumë vetë të braktisin
bankat britanike dhe t‘i vendosin
kursimet dhe paratë e tyre
në bankat irlandeze. Katër vendet
e prezantuara në takim:
Gjermania, Franca, Italia dhe
Britania e Madhe janë edhe 4
vendet më të mëdha të Bashkimit
Evropian, si dhe anëtarë të
G7 dhe G8, klubeve të vendeve
më të industrializuara të botës.
Në takim ndodhej edhe presidenti
i Bankës Qendrore Evropiane,
Jean Claude Trichet si dhe
Jean-Clauide Juncker, kreu dhe
zëdhënësi i BE-së për financat.
Për sa i përket kreut të FMN-së,
ai u shpreh se për Evropën është
shumë e vështirë që të jetë në
një mendje për hapat që duhen
ndërmarrë në krahasim me Shtetet
e Bashkuara të Amerikës,
porse një unifikim i reagimit ishte
në këtë rast edhe një provë për
efektshmërinë e organizatës si
një e tërë. FMN e themeluar në
Bretton Woods në New Hampshire
nga fundi i Luftës II
Botërore për të përmirësuar
bashkëpunimin botëror është
anashkaluar shumë si institucione
gjatë krizës financiare.
Ndërkohë, kanë ardhur reagimet
e para për takimin disa
prej të cilave edhe negativ. Finlanda
e ka kritikuar shumë
mbledhjen e Parisit. Sipas
zëdhënëses së qeverisë, për
zgjidhjen e krizës duhet të pyeten
të gjitha vendet anëtare të
BE-së, jo vetëm disa, pasi të
gjitha vendet janë në të njëjtën
varkë.
takim i nivelit të lartë
mes disa liderëve të BEsë,
takim i thirrur nga Presidenti
Sarkozi, i cili është edhe kryesues
i BE-së për këtë 6-mujor.
Në takim ndodheshin dhe kreu
i Bashkimit Evropian, Barrozo
dhe disa bankierë të tjerë, mes
të cilëve edhe shefi i Fondit
Monetar Ndërkombëtar, Dominique
Strauss-Kahn. Ky i fundit
i nxiti liderët pjesëmarrës që të
mbanin një qëndrim të
unifikuar ndaj krizës financiare
botërore, që ishte më e rënda që
pas asaj të viteve ‘30, të shekullit
të kaluar. Presidenti francez
synoi që me pjesëmarrjen e
liderëve të Gjermanisë, Britanisë
dhe Italisë të rivendoste
besimin e humbur te sektori
bankar dhe t‘i jepte një ndihmë
ekonomisë, e cila në shumë
vende të BE-së ndodhet në prag
të recesionit. "Ajo çka vlen mbi
të gjitha është koordinimi dhe jo
parja e situatave në aspektin
personal", tha shefi i FMN-së,
Kahn. Sipas tij, situata botërore
ishte shumë shqetësuese. Takimi
është zhvilluar një ditë pas
aprovimit nga ana e Kongresit
amerikan të paketës së ndihmës
700 miliardë dollarësh, që synon
të zbusë krizën e shkaktuar
nga tregu i kredive për shtëpi.
Kjo krizë ka riformuluar gjithë
mënyrën e funksionimit të
bankave në të dy brigjet e Atlantikut,
duke paralizuar tregjet financiare
për një kohë të papërcaktuar.
Takimi pritet që, përtej
dhënies së garancive për përpjekje
maksimale për ruajtjen e
stabilitetit, të përqendrohet
edhe në çështje të tilla si
mundësia e krijimit të depozitave
mbrojtëse bankare nga ana
e qeverive evropiane, për të rritur
besimin e klientëve, si dhe
uljen e pagave kolosale të ekzekutivëve,
të cilët nuk kanë performancë
të mirë. Ndërkohë është
shumë e vështirë që vendet
kryesore të BE-së të bien në një
mendje. Kështu, Gjermania
shprehu rezerva në lidhje me
fondet e shpëtimit, dhe Gjermania
nuk është e vetmja. Irlanda
ka premtuar që të garantojë të
gjitha depozitat bankare, duke
bërë që shumë vetë të braktisin
bankat britanike dhe t‘i vendosin
kursimet dhe paratë e tyre
në bankat irlandeze. Katër vendet
e prezantuara në takim:
Gjermania, Franca, Italia dhe
Britania e Madhe janë edhe 4
vendet më të mëdha të Bashkimit
Evropian, si dhe anëtarë të
G7 dhe G8, klubeve të vendeve
më të industrializuara të botës.
Në takim ndodhej edhe presidenti
i Bankës Qendrore Evropiane,
Jean Claude Trichet si dhe
Jean-Clauide Juncker, kreu dhe
zëdhënësi i BE-së për financat.
Për sa i përket kreut të FMN-së,
ai u shpreh se për Evropën është
shumë e vështirë që të jetë në
një mendje për hapat që duhen
ndërmarrë në krahasim me Shtetet
e Bashkuara të Amerikës,
porse një unifikim i reagimit ishte
në këtë rast edhe një provë për
efektshmërinë e organizatës si
një e tërë. FMN e themeluar në
Bretton Woods në New Hampshire
nga fundi i Luftës II
Botërore për të përmirësuar
bashkëpunimin botëror është
anashkaluar shumë si institucione
gjatë krizës financiare.
Ndërkohë, kanë ardhur reagimet
e para për takimin disa
prej të cilave edhe negativ. Finlanda
e ka kritikuar shumë
mbledhjen e Parisit. Sipas
zëdhënëses së qeverisë, për
zgjidhjen e krizës duhet të pyeten
të gjitha vendet anëtare të
BE-së, jo vetëm disa, pasi të
gjitha vendet janë në të njëjtën
varkë.