Në mes të Mallakastrës së Butë
Azotiku i Fierit duket si i përgju
mur nën shiun e "vjeshtës së
dytë", që vazhdon të bjerë
pareshtur. Në Qafën e Koshovicës makina
jonë lë pas rrugën Fier-Vlorë dhe
merr majtas përmes disa kodrave fare
të buta. Një fshatar me kosore ka përfituar
nga një "armëpushim" i shkurtër
i shiut dhe ka dalë shpejt e shpejt që të
kryejë punët e tij. E pyesim se sa mban
që këtu e deri në Cakran. "40 minuta",
na përgjigjet, pasi u ka hedhur një vështrim
të shpejtë gropave të rrugës. Më
vonë, pasi ta kemi hequr vetë e pasi të
kemi takuar miqtë tanë, do të mësojmë
se kjo rrugë është njëra prej telasheve
më të mëdha të Komunës së Cakranit,
ose të Mallakastrës së Butë, sikurse është
quajtur jetë e mot. Meqë ra fjala,
gjithsekush mund të pyesë se përse këto
anë quhen Mallakastër e Butë dhe jo e
Egër sikurse quhen zonat ca më tutje,
andej nga anët e Ballshit, Hekalit, a Çorrushit?
Përgjigjet që kemi marrë gjatë
qëndrimit tonë të shkurtër në Cakran
kanë shkuar që nga natyra më e butë e
këtyre anëve, te qëndrimet dhe mënyra
e komunikimit "çoç më të zbutura" e
deri te zakonet e të pirit të rakisë. Ka
shumë mundësi që ajo puna e natyrës
dhe e relievit më të butë t‘i ketë vënë
emrin krejt vendit.
Te "Gurët e Zez"
Eshtë e enjte, ditë pazari këtyre
anëve. Fshatarë nga e gjithë zona - krejt
komuna ka 13 fshatra dhe një sipërfaqe
prej 100 kilometrash katrorë -
mbërrijmë në qendër të fshatit për të
bërë tregti, por edhe për t‘u takuar me
njëri-tjetrin. Përzihemi edhe ne disa
kohë mes njerëzve që reklamojnë mjaltin
apo "kaposhët" e tyre. Këtu nuk na
ngjan shumë se jemi në një fshat. Më
shumë na duket vetja si në ato pazaret
e periferive në qytetet tona të mëdha,
ku nuk mund të dallosh më cili është
shitësi dhe cili është blerësi, cili është
qytetari dhe cili fshatari. Një turmë
laramane sillet vërdallë duke u shtyrë e
bërë potere si në çdo pazar të botës. Por
shiu ka vendosur të mos i lërë të qetë
njerëzit sot, qoftë edhe në ditë pazari.
Një rrebesh i egër që nis sakaq, i largon
njerëzit nga qendra e fshatit. Brenda
pak minutash kemi mbetur vetëm ne,
rrëketë e shiut dhe një grup njerëzish
të lagur, të strukur nën strehët e lokaleve.
Në qendër takojmë Vladimir Korçarin,
djalë i këtyre anëve. Këto takimet
me kryetarët janë disi të sikletshme. U
ndruhemi shifrave, tabelave, gjuhës së
rëndë të burokracisë, vështrimit zhbirues
dhe qëndrimit të ngrirë, por
"Ladi", sikurse nisim ta thërrasim
shumë shpejt, na e bën punën më të
lehtë. Nuk është nga ata që rri i ngrefosur.
"Ku donit të shkonit?" - është pyetja
e tij e parë. Pas Ladit miqësohemi
edhe me Rizain, mësues i informatikës
në shkollën e mesme. Vetëm më vonë
do të mësojmë se "Xakja" është edhe
kryetar i Këshillit të Komunës. Me një
fjalë, që në fillim një sukses e kemi arritur,
i kemi shtuar vetes dy shokë. Si
fillim, jo keq.
Bashkë me Ladin dhe Xaken marrim
të dalim nga fshati. Një rrugë, a më mirë
me thënë, një xhade, nis të lartësohet
që në fillim. "E ka hapur vetë komuna
kohët e fundit", na thonë miqtë. Rruga
është "vithisur" vende-vende nga
rrebeshet e ditëve të fundit, megjithatë,
pas nja njëzet minutash, arrijmë në
majë të një kodre diku 500 metra të
lartë. Këtij vendi vendasit i thonë
"Gurët e Zez", ndër libra e kemi hasur
"Gurëzezë". Nuk është aspak e vështirë
të dallosh mbetjet e një fortifikimi antik.
Në mes të pyllit me pisha, një mur i
gjatë, mbi të cilin mund ecë edhe makina
jonë 4x4, zgjatet deri poshtë. Pak
është gërmuar në këto rrënoja. Neritan
Ceka, njohës i mirë i këtyre anëve, pat
hedhur mendimin se këtu kemi të
bëjmë me një qendër të rëndësishme
ilire të shekujve IV-II para Krishtit,
mbase një nga ato qytetet që përmenden
ndër tekste antike, porse nuk
janë gjetur kurrë se ku janë, mbase edhe
vetë qendra e mbretit ilir Monun, një
njeri që arriti të mbretërojë edhe në
Durrësin e paarritshëm deri në atë
kohë. Në 1978, një mësues historie, i
apasionuar pas arkeologjisë, i pat
mrekulluar arkeologët kur trokiti në
portën e tyre duke u dorëzuar më
shumë se 2500 monedha bronzi, më të
shumtat nga Apollonia. Nxënësit e tij i
kishin gjetur poshtë rrënjëve të një lisi.
Në majë të kishës është një vend
shumë i nderuar për banorët e këtyre
anëve. Ata e quajnë "Teqeja e Baba Refatit",
porse ky vend s‘është gjë tjetër
veçse një ngrehinë e vogël, ku prehen
eshtrat e klerikut të nderuar bektashi.
Mbi të valon, ndonëse i lagur fort, flamuri
shqiptar. Miqtë na thonë se çdo
pranverë këtu organizohet një festë e
madhe, ku vinë nga të gjitha anët e vendit.
Festa duhet të jetë vërtet e rëndësishme,
sepse në mes të sheshit shohim
një vrimë të madhe me një goxha tub,
që përdoret për të larguar gjakun e kurbaneve
nga sytë e besimtarëve dhe festuesve.
Në krah të vendit të shenjtë të
bektashinjve, fare ngjitur, janë krejt të
dallueshme rrënojat e një kishe. Absida,
harku i njohur, është shumë i dallueshëm.
Duket se në disa pika janë
bërë gërmime njohëse.
Na duhet të zbresim ca më poshtë
majës së kodrës, që të kuptojmë
domethënien e emrit të këtij vendi. Dy
gurë, me thënë të drejtën jo edhe aq të
zinj sa prisnim, janë ngulur fort në tokë.
Duket sikur dikush i ka vënë me dorën
e tij në atë shpat të mbushur me pisha.
Banorët e këtushëm e quajnë si një
"shenjë të dërguar nga Zoti" ekzistencën
e tyre të veçuar. Mbeturinat e
qirinjve, që kanë ndezur besimtarët në
këmbë të tyre, janë ende aty.
Në këmbët tona shtrihet fusha e
Cakranit, një hambar i vërtetë. "Atje
përtej do të kalojë rruga e re Fier-Vlorë
- bën me dorë Ladi - një gjë e madhe
për krejt zonën. Neve na vjen vetëm 900
metra afër. Por ç‘e do rruga nga Qafa e
Koshovicës e këndej ka nisur të prishet
dhe nuk po bëhet asgjë. Ishte disa kohë
si prioritet i Këshillit të Qarkut, sepse ajo
e ka në ngarkim, por pastaj u la. Sikur
të ishte rregulluar edhe ajo, atëherë
punët do të kishin vajtur shumë
mirë…".
Në lagjen e braktisur
Në kthim shiu e ka zënë shtruar.
Rrugës hasim ndonjë bari të lagur, apo
ndonjë fshatar që mezi e shtyn mushkën
e tij përmes rrugës së përbaltur.
Bashkë me Ladin mbërrijmë në Sulaj.
Kjo është lagjja e epërme e fshatit. Duhet
të ketë qenë një fshat fort i bukur
Cakrani i vjetër. Një radhë shtëpish krejt
të gurta, me disa oborre të rregullta, me
pjergullën e kudondodhur, me portat e
drunjta zbresin ngadalë poshtë faqes së
një kodre të butë. Këtu ka qenë dikur
një lagje shumë e populluar, njëra nga
më të rëndësishmet dhe më të begatat
në krejt zonën. Uji, klima, panorama
dhe ajri i mrekullueshëm kishin bërë që
pasardhësit e ilirëve të "Gurëve të Zez"
të jetonin me shekuj në këtë vend.
Poshtë ishte fusha, një hambar që nuk
mbaronte kurrë. Por pastaj erdhi koha
e zbritjes poshtë, sa më afër xhadesë e
qytetit. Tokat që u ndanë me "7501"-in
e shumëdiskutuar nuk u përdorën më
për t‘u mbjellë, por për të ndërtuar shtëpi.
Kështu nisi të zmadhohej Cakrani
i fushës dhe të mpakej Cakrani i kodrës,
deri sa Sulaj u shndërrua në një grumbull
shtëpish të braktisura. Bashkë me
Ladin sillemi një herë rrotull shtëpive
të gurta, duke u munduar t‘i shpëtojmë
shiut. Një heshtje e thellë sundon mbi
lagjen e vjetër. Neve nuk na mbetet gjë
tjetër vetëm të mundohemi të përfytyrojmë
se si ka qenë jeta dikur në këtë
faqe kodre.
"Ja këtu nis asfalti", Ladi i njeh fare
mirë rrugët e fshatit që komuna ka shtruar
këtë vit. Kemi mbërritur në
qendër. Bëjmë ca pushim sa të thajmë
teshat e qullura.
Në shkollë me drejtorin
sportist
Dikush prej nesh i ka disa kujtime
nga këto anë. Kur ka qenë djalë fare i ri,
student bashkë me Genc Pollon, ka
qëndruar një muaj këtu në një ekspeditë
arkeologjike që drejtohej nga
Neritan Ceka. Asokohe gërmohej në
Mashkjezë, një vendbanim i stërlashtë
(i shekullit VII para Krishtit) që nuk arriti
kurrë të shndërrohej në qytet të
mirëfilltë antik. Me sa duket krejt fatin
e tij e mori qyteti që dikur ndodhej te
"Gurët e Zez". Grupi i arkeologëve,
sikurse ndodhte rëndom kudo, flinte në
shkollën e fshatit. Dy krevate portativë
në klasën e mbushur me banka të
hedhura i kujtohen atij fare mirë. Kështu
që një vizitë në shkollën e Cakranit
është një rast i mirë për ta ndjerë edhe
një herë veten të ri, njësoj si para 25
vjetëve. Porse tashmë asnjë shenjë nuk
ka mbetur nga shkolla e vjetër e ulët. Në
vend të saj ngrihet një ndërtesë e lartë,
një shkollë që të kujton më shumë qytetin
se sa fshatin. Në Cakran mezi presin
që të festojnë 100-vjetorin e shkollës
së parë shqipe. Në nëntorin e 1908-ës
një mësues elbasanas, i ardhur nga
Amerika, Thanas Floqi, i dha udhë një
historie të gjatë shkollimi në Mallakastrën
e Butë.
"Flisni me zë të ulët". Një tabelë e
ngjitur në korridor e bën edhe më të
zhurmshmin prej nesh që të heshtë. Në
shkollë na pret Ferik Korçari, drejtori. E
dallojmë menjëherë që është tip sportiv.
Një foto e madhe e një ekipi futbolli
qëndron pas tij në zyrë. "Eshtë ekipi i
Cakranit - Feriku preket kur kujton atë
kohë - shikojeni, ky këtu jam unë, kam
luajtur edhe qendërsulmues edhe
qendërmbrojtës. Pastaj kam qenë zëvendëstrajner.
Kemi pasur ekip të mirë.
Si fshat që ishim xhanëm. Por tani futbolli
është bërë i vështirë, shumë i vështirë...".
Feriku bën "zakonin e shtëpisë",
bisedon ca kohë me shoferin tonë - tip
shumë sportiv edhe ky - për disa
ndeshje të Ligës së Kampioneve dhe
kërkon leje të largohet. Ka mësim dhe
mësimi është i pari, pastaj vjen sporti.
Nënë Tato dhe "shokët"
Myfit Nexhipi është mësues i vjetër. Në
fakt është mësues e shkrimtar. Ka botuar
katër libra. Në çdo pasthënie shënon
thjesht: "Kam lindur në Cakran në 1944.
Jetoj në Cakran". Historia e tij është historia
tipike e jetimit që çan me forcën e
krahëve të tij. "Babai im ka vdekur në 1948,
kur isha vetëm katër vjeç - tregon - mbaj
mend se kur isha i vogël në shtëpinë tonë
banonin mësueset e shkollës së fshatit. Që
asokohe më hyri dëshira për të mësuar.
Dëshira ime e parë ka qenë të shkoja në
Politeknikum, por kjo nuk u realizua. Pas
shumë ‘aventurave‘, duke u përpjekur fare
vetëm, më në fund me ndihmën e të
nderuarit Faik Ahmeti, njeri i yni, kam
mbaruar Normalen e Elbasanit dhe pastaj
Institutin Pedagogjik në Shkodër për Gjuhë-
Letërsi. Kam punuar më pas për shumë
e shumë vjet si arsimtar deri sa dola në
pension. Tani shkruaj e lexoj. Sapo kam
botuar historikun e shkollës sonë deri në
1944 dhe kam gati pjesën e dytë. Kështu
shkon jeta ime…".
Neve bëjmë një gabim. Në krah të
Myfitit, një plakë e imët, shumë simpatike,
dëgjonte bisedën pa ndërhyrë,
vetëm duke vënë herë pas here buzën në
gaz, ose duke tundur kokën me dëshpërim.
Varej nga tema e bisedës. Eshtë
Tato, nëna e Myfitit. Gabimi ynë ishte se
guxojmë e pyesim: "Sa vjeç vajte nëno?"
Në fakt, zonjat nuk pyeten dhe nëna e
zgjuar e gjen përgjigjen. "Eh, ç‘ke me mua!
Jam aq vjeç sa që jam bërë gati me kohë
të shkoj te shokët". Me "shokët" nënë Tato
- e datëlindjes 1915 - ka parasysh ata të
brezit të saj që nuk jetojnë më. Me nënën
e zgjuar kujtojmë ca histori të vjetra, me
vuajtje, me luftëra e djegie, me uri e skamje,
por edhe me ndihmë të ndërsjellët.
Familja ku jemi ka qenë e fundit që ka
hyrë në kooperativë. Jo se nuk ishte dakord.
Vetë të parët e fshatit të atyre kohërave
e kishin lënë familjen me jetimë
që të shfrytëzonte sa më shumë të mirat
që jepte jeta jashtë kooperativës.
Teksa ndahemi, mikpritësit tanë na
lëshojnë në dorë një qese me shegë
erëmirë. Eshtë një erë që na ndjek pas
deri sa hyjmë në rrëmujën e zakonshme
të Tiranës.
Që kur njerëzit dolën nga shpellat…
Ka periudha kur pesëqind vjet
duken sikur janë fare pak. Stu
diuesit e prehistorisë janë
shumë të lumtur sikur t‘i jenë afruar
të vërtetës me një gjysmëmijëvjeçari.
Kështu ka ndodhur edhe në rastin e
Cakranit. Andej nga fundi i viteve ‘60
dhe fillimi i ‘70-ës në një vend të
sheshtë, i cili jo më kot quhej Thikëz,
u zbuluan thika të vogla prej guri, sëpata,
pjesë qeramike të vrazhda dhe
shenjat e disa banesave gjysmënëntokësore.
Arkeologët e mrekulluar këtë
gjetje e cilësuan si "kultura e Cakranit"
dhe e datuan aty 6 mijë vjet përpara.
Ishte periudha kur njerëzit, të
nxitur edhe nga zbutja e klimës, i lanë
shpellat ku kishin jetuar jetë e mot dhe
u vendosën poshtë në fushat anës lumenjve.
Ishte koha kur njerëzia nisën
të shndërroheshin nga gjuetarë
shëtitës, në bujq e blegtorë. Që asokohe
paska nisur jeta në këto kodra të
buta që zbresin dalëngadalë drejt
Vjosës. Mallakastriotët e kësaj ane
mund të mburren me plot të drejtë.
Këto anë janë banuar pa ndërprerje që
6 mijë vjet më parë.
Një kodër, jo edhe fort e lartë, në
anën lindore të Cakranit u pat bërë
përshtypje arkeologëve. Vendasit e quanin
"Qyteza". Neritan Ceka, i cili pat gërmuar
këtu, zbuloi se rrënojat i përkisnin
një qendre paraqytetare shumë të vjetër,
të shekujve VII-VI para Krishtit, një lloj
fshati i fortifikuar, që synon të shndërrohet
në qytet. Duket se muret në majë
të "Qytezës" nuk arritën kurrë të rrethonin
një qytet. Mëria romake në shekullin
II duket se i ka dhënë një goditje të
rëndë banorëve të saj. Gjatë gërmimeve
u gjetën shumë mbetje drithërash dhe
banesash të djegura. Nganjëherë shenjat
e zjarrit ruhen me mijëra vjet.
Krejt afër, mbi një kodër 500 metra të
lartë, në vendin që quhet Gurëzezë,
duket se ka ekzistuar një qytet i mirëfilltë
me shenja muresh, që ruhen ende, të
cilat rrethojnë një sipërfaqe prej 23 hektarësh.
Arkeologët thonë se këtu kemi të
bëjmë me një qytet ilir, që ka lulëzuar në
shekujt IV-I para Krishtit. Ceka dhe
Muço, dy arkeologë që janë marrë gjatë
me historitë e vjetra të këtyre anëve,
mendojnë se kemi të bëjmë me një
qendër të rëndësishme, mbase me vetë
qendrën e mbretit ilir Monun. Pikërisht
këtu në 1978 nxënësit e Cakranit gjetën
një nga thesaret më të rëndësishme në
Shqipëri: 2500 monedha antike të Apollonisë,
Durrësit dhe të Greqisë antike u
gjetën në anë të një lisi të vjetër.
Pastaj, këtyre anëve kaluan rrebeshet
e shumta të njohura, bizantinët, normanët,
kryqëzatat, sllavët derisa erdhi
sundimi osman. Mendohet se Mallakastra
është myslimanizuar në pjesën e saj
më të madhe në shekullin XVI. Historia
e saj vazhdon me shekuj pa u ndjerë
shumë, e varur në shumicën e rasteve
nga qendra e madhe administrative Berati.
Ndonjë prijës popullor si Alush Cakrani,
apo Veiz Cakrani, shfaqet heraherës
në përpjekjet e shumta që shqiptarët
vazhduan të bëjnë me pushtuesit
shekullorë, por duket se në
përgjithësi jeta këtyre anëve të begata ka
shkuar për shumë kohë pa e ndryshuar
rrjedhën e saj. Po ato ujëra që rrjedhin
nga kodrat, po ato toka të begata,
po ajo klimë e mbarë…
Në lëvizjen për Pavarësi dallohet
një emër kryesor: Bektash Cakrani,
beu i zonës. Ky është një nga
firmëtarët e Aktit të Shpalljes së Pavarësisë
në Vlorë. "Ismail Qemali, kur
shkonte nga Vlora në Fier, kalonte
këndej, kjo ishte rruga më e sigurt
asokohe. Madje edhe ka fjetur në
Cakran disa herë", këtë fjali do t‘ua
përsërisin me shumë krenari
cakranjotët e vjetër. Beu i Cakranit
përmendet edhe herë të tjera në ngjarjet
e trazuara që rrodhën më pas,
në Kongresin e Lushnjës, në Luftën
e Vlorës, në përmbysjen e qeverisë
në 1924, në Kryengritjen e Fierit në
1935 dhe deri në Luftën e Dytë
Botërore, kur komunistët bëhen
kundërshtarë me të. Se ç‘ndodhi më
pas këtyre anëve mund të merret me
mend lehtë.
mur nën shiun e "vjeshtës së
dytë", që vazhdon të bjerë
pareshtur. Në Qafën e Koshovicës makina
jonë lë pas rrugën Fier-Vlorë dhe
merr majtas përmes disa kodrave fare
të buta. Një fshatar me kosore ka përfituar
nga një "armëpushim" i shkurtër
i shiut dhe ka dalë shpejt e shpejt që të
kryejë punët e tij. E pyesim se sa mban
që këtu e deri në Cakran. "40 minuta",
na përgjigjet, pasi u ka hedhur një vështrim
të shpejtë gropave të rrugës. Më
vonë, pasi ta kemi hequr vetë e pasi të
kemi takuar miqtë tanë, do të mësojmë
se kjo rrugë është njëra prej telasheve
më të mëdha të Komunës së Cakranit,
ose të Mallakastrës së Butë, sikurse është
quajtur jetë e mot. Meqë ra fjala,
gjithsekush mund të pyesë se përse këto
anë quhen Mallakastër e Butë dhe jo e
Egër sikurse quhen zonat ca më tutje,
andej nga anët e Ballshit, Hekalit, a Çorrushit?
Përgjigjet që kemi marrë gjatë
qëndrimit tonë të shkurtër në Cakran
kanë shkuar që nga natyra më e butë e
këtyre anëve, te qëndrimet dhe mënyra
e komunikimit "çoç më të zbutura" e
deri te zakonet e të pirit të rakisë. Ka
shumë mundësi që ajo puna e natyrës
dhe e relievit më të butë t‘i ketë vënë
emrin krejt vendit.
Te "Gurët e Zez"
Eshtë e enjte, ditë pazari këtyre
anëve. Fshatarë nga e gjithë zona - krejt
komuna ka 13 fshatra dhe një sipërfaqe
prej 100 kilometrash katrorë -
mbërrijmë në qendër të fshatit për të
bërë tregti, por edhe për t‘u takuar me
njëri-tjetrin. Përzihemi edhe ne disa
kohë mes njerëzve që reklamojnë mjaltin
apo "kaposhët" e tyre. Këtu nuk na
ngjan shumë se jemi në një fshat. Më
shumë na duket vetja si në ato pazaret
e periferive në qytetet tona të mëdha,
ku nuk mund të dallosh më cili është
shitësi dhe cili është blerësi, cili është
qytetari dhe cili fshatari. Një turmë
laramane sillet vërdallë duke u shtyrë e
bërë potere si në çdo pazar të botës. Por
shiu ka vendosur të mos i lërë të qetë
njerëzit sot, qoftë edhe në ditë pazari.
Një rrebesh i egër që nis sakaq, i largon
njerëzit nga qendra e fshatit. Brenda
pak minutash kemi mbetur vetëm ne,
rrëketë e shiut dhe një grup njerëzish
të lagur, të strukur nën strehët e lokaleve.
Në qendër takojmë Vladimir Korçarin,
djalë i këtyre anëve. Këto takimet
me kryetarët janë disi të sikletshme. U
ndruhemi shifrave, tabelave, gjuhës së
rëndë të burokracisë, vështrimit zhbirues
dhe qëndrimit të ngrirë, por
"Ladi", sikurse nisim ta thërrasim
shumë shpejt, na e bën punën më të
lehtë. Nuk është nga ata që rri i ngrefosur.
"Ku donit të shkonit?" - është pyetja
e tij e parë. Pas Ladit miqësohemi
edhe me Rizain, mësues i informatikës
në shkollën e mesme. Vetëm më vonë
do të mësojmë se "Xakja" është edhe
kryetar i Këshillit të Komunës. Me një
fjalë, që në fillim një sukses e kemi arritur,
i kemi shtuar vetes dy shokë. Si
fillim, jo keq.
Bashkë me Ladin dhe Xaken marrim
të dalim nga fshati. Një rrugë, a më mirë
me thënë, një xhade, nis të lartësohet
që në fillim. "E ka hapur vetë komuna
kohët e fundit", na thonë miqtë. Rruga
është "vithisur" vende-vende nga
rrebeshet e ditëve të fundit, megjithatë,
pas nja njëzet minutash, arrijmë në
majë të një kodre diku 500 metra të
lartë. Këtij vendi vendasit i thonë
"Gurët e Zez", ndër libra e kemi hasur
"Gurëzezë". Nuk është aspak e vështirë
të dallosh mbetjet e një fortifikimi antik.
Në mes të pyllit me pisha, një mur i
gjatë, mbi të cilin mund ecë edhe makina
jonë 4x4, zgjatet deri poshtë. Pak
është gërmuar në këto rrënoja. Neritan
Ceka, njohës i mirë i këtyre anëve, pat
hedhur mendimin se këtu kemi të
bëjmë me një qendër të rëndësishme
ilire të shekujve IV-II para Krishtit,
mbase një nga ato qytetet që përmenden
ndër tekste antike, porse nuk
janë gjetur kurrë se ku janë, mbase edhe
vetë qendra e mbretit ilir Monun, një
njeri që arriti të mbretërojë edhe në
Durrësin e paarritshëm deri në atë
kohë. Në 1978, një mësues historie, i
apasionuar pas arkeologjisë, i pat
mrekulluar arkeologët kur trokiti në
portën e tyre duke u dorëzuar më
shumë se 2500 monedha bronzi, më të
shumtat nga Apollonia. Nxënësit e tij i
kishin gjetur poshtë rrënjëve të një lisi.
Në majë të kishës është një vend
shumë i nderuar për banorët e këtyre
anëve. Ata e quajnë "Teqeja e Baba Refatit",
porse ky vend s‘është gjë tjetër
veçse një ngrehinë e vogël, ku prehen
eshtrat e klerikut të nderuar bektashi.
Mbi të valon, ndonëse i lagur fort, flamuri
shqiptar. Miqtë na thonë se çdo
pranverë këtu organizohet një festë e
madhe, ku vinë nga të gjitha anët e vendit.
Festa duhet të jetë vërtet e rëndësishme,
sepse në mes të sheshit shohim
një vrimë të madhe me një goxha tub,
që përdoret për të larguar gjakun e kurbaneve
nga sytë e besimtarëve dhe festuesve.
Në krah të vendit të shenjtë të
bektashinjve, fare ngjitur, janë krejt të
dallueshme rrënojat e një kishe. Absida,
harku i njohur, është shumë i dallueshëm.
Duket se në disa pika janë
bërë gërmime njohëse.
Na duhet të zbresim ca më poshtë
majës së kodrës, që të kuptojmë
domethënien e emrit të këtij vendi. Dy
gurë, me thënë të drejtën jo edhe aq të
zinj sa prisnim, janë ngulur fort në tokë.
Duket sikur dikush i ka vënë me dorën
e tij në atë shpat të mbushur me pisha.
Banorët e këtushëm e quajnë si një
"shenjë të dërguar nga Zoti" ekzistencën
e tyre të veçuar. Mbeturinat e
qirinjve, që kanë ndezur besimtarët në
këmbë të tyre, janë ende aty.
Në këmbët tona shtrihet fusha e
Cakranit, një hambar i vërtetë. "Atje
përtej do të kalojë rruga e re Fier-Vlorë
- bën me dorë Ladi - një gjë e madhe
për krejt zonën. Neve na vjen vetëm 900
metra afër. Por ç‘e do rruga nga Qafa e
Koshovicës e këndej ka nisur të prishet
dhe nuk po bëhet asgjë. Ishte disa kohë
si prioritet i Këshillit të Qarkut, sepse ajo
e ka në ngarkim, por pastaj u la. Sikur
të ishte rregulluar edhe ajo, atëherë
punët do të kishin vajtur shumë
mirë…".
Në lagjen e braktisur
Në kthim shiu e ka zënë shtruar.
Rrugës hasim ndonjë bari të lagur, apo
ndonjë fshatar që mezi e shtyn mushkën
e tij përmes rrugës së përbaltur.
Bashkë me Ladin mbërrijmë në Sulaj.
Kjo është lagjja e epërme e fshatit. Duhet
të ketë qenë një fshat fort i bukur
Cakrani i vjetër. Një radhë shtëpish krejt
të gurta, me disa oborre të rregullta, me
pjergullën e kudondodhur, me portat e
drunjta zbresin ngadalë poshtë faqes së
një kodre të butë. Këtu ka qenë dikur
një lagje shumë e populluar, njëra nga
më të rëndësishmet dhe më të begatat
në krejt zonën. Uji, klima, panorama
dhe ajri i mrekullueshëm kishin bërë që
pasardhësit e ilirëve të "Gurëve të Zez"
të jetonin me shekuj në këtë vend.
Poshtë ishte fusha, një hambar që nuk
mbaronte kurrë. Por pastaj erdhi koha
e zbritjes poshtë, sa më afër xhadesë e
qytetit. Tokat që u ndanë me "7501"-in
e shumëdiskutuar nuk u përdorën më
për t‘u mbjellë, por për të ndërtuar shtëpi.
Kështu nisi të zmadhohej Cakrani
i fushës dhe të mpakej Cakrani i kodrës,
deri sa Sulaj u shndërrua në një grumbull
shtëpish të braktisura. Bashkë me
Ladin sillemi një herë rrotull shtëpive
të gurta, duke u munduar t‘i shpëtojmë
shiut. Një heshtje e thellë sundon mbi
lagjen e vjetër. Neve nuk na mbetet gjë
tjetër vetëm të mundohemi të përfytyrojmë
se si ka qenë jeta dikur në këtë
faqe kodre.
"Ja këtu nis asfalti", Ladi i njeh fare
mirë rrugët e fshatit që komuna ka shtruar
këtë vit. Kemi mbërritur në
qendër. Bëjmë ca pushim sa të thajmë
teshat e qullura.
Në shkollë me drejtorin
sportist
Dikush prej nesh i ka disa kujtime
nga këto anë. Kur ka qenë djalë fare i ri,
student bashkë me Genc Pollon, ka
qëndruar një muaj këtu në një ekspeditë
arkeologjike që drejtohej nga
Neritan Ceka. Asokohe gërmohej në
Mashkjezë, një vendbanim i stërlashtë
(i shekullit VII para Krishtit) që nuk arriti
kurrë të shndërrohej në qytet të
mirëfilltë antik. Me sa duket krejt fatin
e tij e mori qyteti që dikur ndodhej te
"Gurët e Zez". Grupi i arkeologëve,
sikurse ndodhte rëndom kudo, flinte në
shkollën e fshatit. Dy krevate portativë
në klasën e mbushur me banka të
hedhura i kujtohen atij fare mirë. Kështu
që një vizitë në shkollën e Cakranit
është një rast i mirë për ta ndjerë edhe
një herë veten të ri, njësoj si para 25
vjetëve. Porse tashmë asnjë shenjë nuk
ka mbetur nga shkolla e vjetër e ulët. Në
vend të saj ngrihet një ndërtesë e lartë,
një shkollë që të kujton më shumë qytetin
se sa fshatin. Në Cakran mezi presin
që të festojnë 100-vjetorin e shkollës
së parë shqipe. Në nëntorin e 1908-ës
një mësues elbasanas, i ardhur nga
Amerika, Thanas Floqi, i dha udhë një
historie të gjatë shkollimi në Mallakastrën
e Butë.
"Flisni me zë të ulët". Një tabelë e
ngjitur në korridor e bën edhe më të
zhurmshmin prej nesh që të heshtë. Në
shkollë na pret Ferik Korçari, drejtori. E
dallojmë menjëherë që është tip sportiv.
Një foto e madhe e një ekipi futbolli
qëndron pas tij në zyrë. "Eshtë ekipi i
Cakranit - Feriku preket kur kujton atë
kohë - shikojeni, ky këtu jam unë, kam
luajtur edhe qendërsulmues edhe
qendërmbrojtës. Pastaj kam qenë zëvendëstrajner.
Kemi pasur ekip të mirë.
Si fshat që ishim xhanëm. Por tani futbolli
është bërë i vështirë, shumë i vështirë...".
Feriku bën "zakonin e shtëpisë",
bisedon ca kohë me shoferin tonë - tip
shumë sportiv edhe ky - për disa
ndeshje të Ligës së Kampioneve dhe
kërkon leje të largohet. Ka mësim dhe
mësimi është i pari, pastaj vjen sporti.
Nënë Tato dhe "shokët"
Myfit Nexhipi është mësues i vjetër. Në
fakt është mësues e shkrimtar. Ka botuar
katër libra. Në çdo pasthënie shënon
thjesht: "Kam lindur në Cakran në 1944.
Jetoj në Cakran". Historia e tij është historia
tipike e jetimit që çan me forcën e
krahëve të tij. "Babai im ka vdekur në 1948,
kur isha vetëm katër vjeç - tregon - mbaj
mend se kur isha i vogël në shtëpinë tonë
banonin mësueset e shkollës së fshatit. Që
asokohe më hyri dëshira për të mësuar.
Dëshira ime e parë ka qenë të shkoja në
Politeknikum, por kjo nuk u realizua. Pas
shumë ‘aventurave‘, duke u përpjekur fare
vetëm, më në fund me ndihmën e të
nderuarit Faik Ahmeti, njeri i yni, kam
mbaruar Normalen e Elbasanit dhe pastaj
Institutin Pedagogjik në Shkodër për Gjuhë-
Letërsi. Kam punuar më pas për shumë
e shumë vjet si arsimtar deri sa dola në
pension. Tani shkruaj e lexoj. Sapo kam
botuar historikun e shkollës sonë deri në
1944 dhe kam gati pjesën e dytë. Kështu
shkon jeta ime…".
Neve bëjmë një gabim. Në krah të
Myfitit, një plakë e imët, shumë simpatike,
dëgjonte bisedën pa ndërhyrë,
vetëm duke vënë herë pas here buzën në
gaz, ose duke tundur kokën me dëshpërim.
Varej nga tema e bisedës. Eshtë
Tato, nëna e Myfitit. Gabimi ynë ishte se
guxojmë e pyesim: "Sa vjeç vajte nëno?"
Në fakt, zonjat nuk pyeten dhe nëna e
zgjuar e gjen përgjigjen. "Eh, ç‘ke me mua!
Jam aq vjeç sa që jam bërë gati me kohë
të shkoj te shokët". Me "shokët" nënë Tato
- e datëlindjes 1915 - ka parasysh ata të
brezit të saj që nuk jetojnë më. Me nënën
e zgjuar kujtojmë ca histori të vjetra, me
vuajtje, me luftëra e djegie, me uri e skamje,
por edhe me ndihmë të ndërsjellët.
Familja ku jemi ka qenë e fundit që ka
hyrë në kooperativë. Jo se nuk ishte dakord.
Vetë të parët e fshatit të atyre kohërave
e kishin lënë familjen me jetimë
që të shfrytëzonte sa më shumë të mirat
që jepte jeta jashtë kooperativës.
Teksa ndahemi, mikpritësit tanë na
lëshojnë në dorë një qese me shegë
erëmirë. Eshtë një erë që na ndjek pas
deri sa hyjmë në rrëmujën e zakonshme
të Tiranës.
Që kur njerëzit dolën nga shpellat…
Ka periudha kur pesëqind vjet
duken sikur janë fare pak. Stu
diuesit e prehistorisë janë
shumë të lumtur sikur t‘i jenë afruar
të vërtetës me një gjysmëmijëvjeçari.
Kështu ka ndodhur edhe në rastin e
Cakranit. Andej nga fundi i viteve ‘60
dhe fillimi i ‘70-ës në një vend të
sheshtë, i cili jo më kot quhej Thikëz,
u zbuluan thika të vogla prej guri, sëpata,
pjesë qeramike të vrazhda dhe
shenjat e disa banesave gjysmënëntokësore.
Arkeologët e mrekulluar këtë
gjetje e cilësuan si "kultura e Cakranit"
dhe e datuan aty 6 mijë vjet përpara.
Ishte periudha kur njerëzit, të
nxitur edhe nga zbutja e klimës, i lanë
shpellat ku kishin jetuar jetë e mot dhe
u vendosën poshtë në fushat anës lumenjve.
Ishte koha kur njerëzia nisën
të shndërroheshin nga gjuetarë
shëtitës, në bujq e blegtorë. Që asokohe
paska nisur jeta në këto kodra të
buta që zbresin dalëngadalë drejt
Vjosës. Mallakastriotët e kësaj ane
mund të mburren me plot të drejtë.
Këto anë janë banuar pa ndërprerje që
6 mijë vjet më parë.
Një kodër, jo edhe fort e lartë, në
anën lindore të Cakranit u pat bërë
përshtypje arkeologëve. Vendasit e quanin
"Qyteza". Neritan Ceka, i cili pat gërmuar
këtu, zbuloi se rrënojat i përkisnin
një qendre paraqytetare shumë të vjetër,
të shekujve VII-VI para Krishtit, një lloj
fshati i fortifikuar, që synon të shndërrohet
në qytet. Duket se muret në majë
të "Qytezës" nuk arritën kurrë të rrethonin
një qytet. Mëria romake në shekullin
II duket se i ka dhënë një goditje të
rëndë banorëve të saj. Gjatë gërmimeve
u gjetën shumë mbetje drithërash dhe
banesash të djegura. Nganjëherë shenjat
e zjarrit ruhen me mijëra vjet.
Krejt afër, mbi një kodër 500 metra të
lartë, në vendin që quhet Gurëzezë,
duket se ka ekzistuar një qytet i mirëfilltë
me shenja muresh, që ruhen ende, të
cilat rrethojnë një sipërfaqe prej 23 hektarësh.
Arkeologët thonë se këtu kemi të
bëjmë me një qytet ilir, që ka lulëzuar në
shekujt IV-I para Krishtit. Ceka dhe
Muço, dy arkeologë që janë marrë gjatë
me historitë e vjetra të këtyre anëve,
mendojnë se kemi të bëjmë me një
qendër të rëndësishme, mbase me vetë
qendrën e mbretit ilir Monun. Pikërisht
këtu në 1978 nxënësit e Cakranit gjetën
një nga thesaret më të rëndësishme në
Shqipëri: 2500 monedha antike të Apollonisë,
Durrësit dhe të Greqisë antike u
gjetën në anë të një lisi të vjetër.
Pastaj, këtyre anëve kaluan rrebeshet
e shumta të njohura, bizantinët, normanët,
kryqëzatat, sllavët derisa erdhi
sundimi osman. Mendohet se Mallakastra
është myslimanizuar në pjesën e saj
më të madhe në shekullin XVI. Historia
e saj vazhdon me shekuj pa u ndjerë
shumë, e varur në shumicën e rasteve
nga qendra e madhe administrative Berati.
Ndonjë prijës popullor si Alush Cakrani,
apo Veiz Cakrani, shfaqet heraherës
në përpjekjet e shumta që shqiptarët
vazhduan të bëjnë me pushtuesit
shekullorë, por duket se në
përgjithësi jeta këtyre anëve të begata ka
shkuar për shumë kohë pa e ndryshuar
rrjedhën e saj. Po ato ujëra që rrjedhin
nga kodrat, po ato toka të begata,
po ajo klimë e mbarë…
Në lëvizjen për Pavarësi dallohet
një emër kryesor: Bektash Cakrani,
beu i zonës. Ky është një nga
firmëtarët e Aktit të Shpalljes së Pavarësisë
në Vlorë. "Ismail Qemali, kur
shkonte nga Vlora në Fier, kalonte
këndej, kjo ishte rruga më e sigurt
asokohe. Madje edhe ka fjetur në
Cakran disa herë", këtë fjali do t‘ua
përsërisin me shumë krenari
cakranjotët e vjetër. Beu i Cakranit
përmendet edhe herë të tjera në ngjarjet
e trazuara që rrodhën më pas,
në Kongresin e Lushnjës, në Luftën
e Vlorës, në përmbysjen e qeverisë
në 1924, në Kryengritjen e Fierit në
1935 dhe deri në Luftën e Dytë
Botërore, kur komunistët bëhen
kundërshtarë me të. Se ç‘ndodhi më
pas këtyre anëve mund të merret me
mend lehtë.