Vazhdon protesta në Burgun e Fushë-Krujës
Vazhdon protesta në Burgun e Fushë-
Krujës. Burime nga ky burg bëjnë të
ditur se protesta e të dënuarve të seksionit
të sigurisë së lartë në këtë institucion
të vuajtjes së dënimit vazhdon. Një
ditë më parë revolta e nisur prej tyre u
mbyll me ndërhyrjen e forcave speciale.
Të dënuarit e këtij seksioni, në të cilin vuajnë
dënimin emra të njohur të botës së
krimit, protestojnë ndaj kushteve të rënda.
Qëndrimi pothuajse gjatë të gjithë 24-
orëshit në qeli, me përjashtim të 2 orëve,
konsiderohet një shkelje flagrante e të
drejtave të tyre. Të dënuarit, që po vuajnë
dënimet e dhëna nga drejtësia shqiptare
në këtë burg, ankohen edhe për
ambientet me lagështirë, që po ndikojnë
ndjeshëm në shëndetin e tyre. Fushë-Kruja
është qyteti që ka burgun më të ri në
vend. I përuruar vetëm disa muaj më
parë, ky burg është vlerësuar si një nga
më të mirët në vend dhe që përmbush të
gjitha standardet e kërkuara, ndërkohë që
protestat e ditëve të fundit dëshmojnë një
tjetër situatë brenda mureve.