Vlorë, vdes në arrati plaku 72 vjeç
Vdes në arrati një nga pleqtë
e kërkuar nga policia, i cili
pak ditë më parë bëri thirrje
për falje nëpërmjet gazetës "Shqip".
Temo Danaj, 72-vjeçari nga fshati
Treblovë i Vlorës, i cili ishte dënuar
për kultivim të bimëve narkotike,
ka vdekur dje në orët e para të
mëngjesit në spitalin e Vlorës, ku
kishte mbërritur në gjendje të
rëndë. Temo Danaj, prej vitit 2006
dhe deri sa vdiq, jetonte i fshehur
në zona të ndryshme të fshatit Treblovë,
ku me bagëtitë e tij rrinte me
ditë pa ardhur në shtëpi. Madje
edhe kur kthehej, e bënte natën,
kur policia nuk mund të ndërmerrte
aksione në atë zonë të thellë
malore.
Kërkesa për falje
Danaj ishte një ndër personazhet
kryesorë të artikullit të botuar
më 1 tetor në gazetën "Shqip",
për pleqtë e kërkuar nga policia. Ai
ishte dënuar në mungesë me dy
vjet heqje lirie, për kultivim të
kanabisit. Plakun nuk e gjetëm në
shtëpi, por disa kilometra larg. Ai
vuante nga disa sëmundje dhe me
ne erdhi dhe infermieri i zonës, i
cili i mati tensionin dhe i bëri dy
injeksione, pasi tensionin arterial
e kishte të lartë.
Plaku tha se nuk i kishte mbjellë
ai bimët narkotike që gjeti policia.
"Nuk i mbolla unë, se siç e shikoni
nuk kam fuqi të kujdesem për veten
e jo për atë shejtan bimë që
s‘ngopet me ujë. Ato bimë që
gjetën ata kanë qenë të mbjella
para shumë vitesh dhe ne i përdornim
si ilaç", tha Temoja.
Megjithatë, ai i kërkoi shtetit ta falte
dhe ta lejonte që ato ditë që i
kishin mbetur t‘i kalonte në shtëpi
dhe jo i fshehur nga frika se mos e
çonin në burg.
Por askush nuk u kujtua për këtë
plak fatkeq dhe shumë të tjerë të
mohës së tij, që fshihen sot e kësaj
dite maleve të Vlorës.
Policia prangos të
birin
Kryeplaku i Treblovës na informoi
dje paradite se Temo Danaj
kishte pësuar një infarkt, të cilit nuk
i kishte rezistuar dot.
Infarkti ndodhi gjatë kohës kur
policia shkoi në aksion për të
kërkuar Temon dhe shokët e tij të
moshuar në fshatin Treblovë. Policia
ka kontrolluar të gjitha shtëpitë
e pleqve të shpallur në kërkim, por
nuk ka gjetur asnjë prej tyre. Në
shtëpinë e Temo Danajt, policia i
ka vënë prangat djalit të vogël të tij,
Simon Danajt, të cilin e kanë
kërcënuar se do ta fusnin në burg
në vend të babait nëse nuk tregonte
se ku fshihej i kërkuari.
Vetëm kur shkuan në spital dhe
e panë plakun në gjendje të rëndë
shëndetësore, policët e lanë të lirë
djalin dhe kanë ikur.
Fenomeni
Vetëm në fshatin Treblovë të
Vlorës numërohen 18 të moshuar, të
cilëtjanëshpallurnëkërkimngapolicia
për kultivim të bimëve narkotike.
Në të gjitha fshatrat e Lumit të Vlorës,
numri i këtyre të moshuarve është
shumë më i madh. Dhjetëra pleq jetojnë
prej vitesh me frikën se një ditë
policia do t‘i marrë e do t‘i çojë në
burg. Ata janë dënuar, pasi me
vetëdije në vitin 2005 kanë mbjellë
nëpër bahçet e tyre disa rrënjë
kanabis. Nëpërmjet "Top Medias",
ata i kanë bërë thirrje disa herë shtetit
që t‘i falë, duke marrë parasysh
moshëndhegjendjenshëndetësore,
por askush nuk i ka dëgjuar.
e kërkuar nga policia, i cili
pak ditë më parë bëri thirrje
për falje nëpërmjet gazetës "Shqip".
Temo Danaj, 72-vjeçari nga fshati
Treblovë i Vlorës, i cili ishte dënuar
për kultivim të bimëve narkotike,
ka vdekur dje në orët e para të
mëngjesit në spitalin e Vlorës, ku
kishte mbërritur në gjendje të
rëndë. Temo Danaj, prej vitit 2006
dhe deri sa vdiq, jetonte i fshehur
në zona të ndryshme të fshatit Treblovë,
ku me bagëtitë e tij rrinte me
ditë pa ardhur në shtëpi. Madje
edhe kur kthehej, e bënte natën,
kur policia nuk mund të ndërmerrte
aksione në atë zonë të thellë
malore.
Kërkesa për falje
Danaj ishte një ndër personazhet
kryesorë të artikullit të botuar
më 1 tetor në gazetën "Shqip",
për pleqtë e kërkuar nga policia. Ai
ishte dënuar në mungesë me dy
vjet heqje lirie, për kultivim të
kanabisit. Plakun nuk e gjetëm në
shtëpi, por disa kilometra larg. Ai
vuante nga disa sëmundje dhe me
ne erdhi dhe infermieri i zonës, i
cili i mati tensionin dhe i bëri dy
injeksione, pasi tensionin arterial
e kishte të lartë.
Plaku tha se nuk i kishte mbjellë
ai bimët narkotike që gjeti policia.
"Nuk i mbolla unë, se siç e shikoni
nuk kam fuqi të kujdesem për veten
e jo për atë shejtan bimë që
s‘ngopet me ujë. Ato bimë që
gjetën ata kanë qenë të mbjella
para shumë vitesh dhe ne i përdornim
si ilaç", tha Temoja.
Megjithatë, ai i kërkoi shtetit ta falte
dhe ta lejonte që ato ditë që i
kishin mbetur t‘i kalonte në shtëpi
dhe jo i fshehur nga frika se mos e
çonin në burg.
Por askush nuk u kujtua për këtë
plak fatkeq dhe shumë të tjerë të
mohës së tij, që fshihen sot e kësaj
dite maleve të Vlorës.
Policia prangos të
birin
Kryeplaku i Treblovës na informoi
dje paradite se Temo Danaj
kishte pësuar një infarkt, të cilit nuk
i kishte rezistuar dot.
Infarkti ndodhi gjatë kohës kur
policia shkoi në aksion për të
kërkuar Temon dhe shokët e tij të
moshuar në fshatin Treblovë. Policia
ka kontrolluar të gjitha shtëpitë
e pleqve të shpallur në kërkim, por
nuk ka gjetur asnjë prej tyre. Në
shtëpinë e Temo Danajt, policia i
ka vënë prangat djalit të vogël të tij,
Simon Danajt, të cilin e kanë
kërcënuar se do ta fusnin në burg
në vend të babait nëse nuk tregonte
se ku fshihej i kërkuari.
Vetëm kur shkuan në spital dhe
e panë plakun në gjendje të rëndë
shëndetësore, policët e lanë të lirë
djalin dhe kanë ikur.
Fenomeni
Vetëm në fshatin Treblovë të
Vlorës numërohen 18 të moshuar, të
cilëtjanëshpallurnëkërkimngapolicia
për kultivim të bimëve narkotike.
Në të gjitha fshatrat e Lumit të Vlorës,
numri i këtyre të moshuarve është
shumë më i madh. Dhjetëra pleq jetojnë
prej vitesh me frikën se një ditë
policia do t‘i marrë e do t‘i çojë në
burg. Ata janë dënuar, pasi me
vetëdije në vitin 2005 kanë mbjellë
nëpër bahçet e tyre disa rrënjë
kanabis. Nëpërmjet "Top Medias",
ata i kanë bërë thirrje disa herë shtetit
që t‘i falë, duke marrë parasysh
moshëndhegjendjenshëndetësore,
por askush nuk i ka dëgjuar.