E Diel, 1 Nëntor 2026

FMN, Bell: Kujdes borxhin publik, të mos arrihet 60 %

TIRANE-Shefi i misionit të FMN-së deklaron se duhet të bëhet kujdes me borxhin publik.

“Është rrezik niveli i lartë i borxhit publik”- oaralajmëroi Bell në konferencën e përbashkët për shtyp me ministrin e Financave Ridvan Bode dhe Guvernatorin e Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani. Konferenca u organizua sot paradite në ambientet e ministrisë së Financave.

“Është e rëndësishme të kuptohet që borxhi të mosarrihet 60 % që konsiderohet si maksimum. Sipas Bell "për vende në zhvillim si Shqipëria ky është një nivel mjaft i lartë..Duhet ta ulni në 50 %.”- tha Bell“.

Niveli aktual i borxhit publik të Shqipërisë është 59% e Produktit të Brendshëm Bruto.

Sipas Bell parashikimi i FMN-së për rritjen ekonomike në Shqipëri është në 2.7 %, ndërkohë që në fjalën e mbajtur nga ministri i Financave, Bode, para shefit të FMN-së, tha se rritja ekonomike parashikohej deri në 5 % e Prodhimit të Brendshëm Bruto.

Në replikë me ministrin Bode sa i përket shifrave të rritjes ekonomike, Bell tha se qeveria duhet të hartojë buxhetin mbi një plan më realist. “Bazoni buxhetin duke pasur parasysh dhe opinionet e institucioneve të pavarura. Nuk jemi vetëm ne institucion i pavarur që ju monitorojmë, neve jemi më të mirët”- tha Bell duke sqaruar se “Ne parashikojmë një rritje ekonomike më ulët. Ka një arsyetim për shifrat dhe mund t’ju përsëris pse neve parashikojmë këtë nivel”.

BODE: BORXHIN DO E RUAJME NE TE NJEJTAT NIVELE
Ministri Bode tha se Shqipëria pritet të jetë në krye të rritjes ekonomike, por sigurisht jo në nivelet e shpresuara në programet e vitit të kaluar.

“Mendohet që rritja ekonomike të jetë 5 % e Prodhimit të Brendshëm Bruto nga 4 % që ishte 2010” Zhvillimet e kësaj periudhe kanë vërtetuar një devijim të programit, cka ka lidhje dhe me rritjen ekonomike”- sqaroi Bode.

“Qeveria shqiptare- tha Bode- është e përcaktuar për të rivendosur ekuilibrat makroekonomik për rritjen e shpejtë të ekonomisë”. Një tjetër objektiv i qeverisë do të jenë stabiliteti financiar i mesëm.
Sa i përket borxhit publik Bode tha se “Synojmë borxhi publik të mbetet në të njjëtat nivele ose të ulet në mënyrë graduale”.

Pozitive për vendit tonë është që në periudhën e krizës shtimi i borxhit ishte inekzisten, ose shtimi ishte i vogël dhe kishte të bënte me borxhet e ardhur nga qeveria e periudhës komuniste. “Do mundohemi që ky borxh të menaxhohet në mënyrë më të sigurt.”- nënvizoi Bode.

Për të menaxhuar këtë borxh qeveria ka si objektiv projektet e ivenstimeve publike, me afat të gjatë maturiteti dhe norma te ulëta interesi.
(s.g/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›